KKVITI

Alternativa për mbikëqyrjen e Qeverisë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Të gjitha vendimet e Qeverisë në detyrë do t’i rishikojë po qe se ngjitet në pushtet Blloku Lidhja Demokratike e Kosovës – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Nisma për Kosovën.

Kosova nuk ka Kuvend funksional nga maji i këtij viti, ndërkaq Qeveria vazhdon që ta kryejë veprimtarinë, shkruan Koha Ditore.

Në Qeverinë e Kosovës thonë se ata e dinë pozicionin e tyre dhe se janë të kujdesshëm, ndërkaq ekspertët shprehen se, ani pse vendi nuk ka legjislativ, janë institucionet e tjera që e mbikëqyrin Qeverinë.

ARKATANA

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria në detyrë ka marrë vendime që janë vështirë të realizueshme.

“Kjo është Qeveri në shkuarje dhe të gjitha politikat dhe programet që i ka pasur realisht më nuk janë valide”, ka thënë ai.