UBT

Almvist: Publikimi për lajmet e rreme nuk përfaqëson Parlamentin Evropian

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Zyrtari për media i Komisionit për Punë të Jashtme, Viktor Almqvist (Viktor Almvist) ka komentuar për RTV Dukagjini raportin mbi rolin e lajmeve të rreme në Ballkanin Perëndimor. Nisur nga reagimet e shumta në Prishtinë, ai ka deklaruar se teksti i raportit nuk përfaqëson qëndrim zyrtar të Parlamentit Evropian, por është i rëndësishëm pasi që iu shërben euro deputetëve në debatet e tyre për rajonin e Ballkanit.

Studim-raporti i prezantuar nga Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian për lajmet e rreme, po vazhdon te jetë temë diskutimi në Kosovë.

Zyrtari për media i Zyrtari për media i Komisionit për Punë të Jashtme, Viktor Almqvist, për televizionin Dukagjini, ka deklaruar se publikimi i studimit nuk e përfaqëson një qëndrim zyrtar të Parlamentit Evropian, por është në përgjegjësi të autoreve.

“Studime të tilla shpesh përdoren për të hyrë në diskutimet e eurodeputetëve në fusha të ndryshme të politikës aktuale. Parlamenti i kërkon ato shpesh, pasi ato shërbejnë si një bazë e rëndësishme për debat. Sidoqoftë, edhe kjo është e rëndësishme, përmbajtja e këtyre studimeve është dhe mbetet përgjegjësia e vetme e autorit. Prandaj, teksti nuk përfaqëson ndonjë qëndrim zyrtar të Parlamentit Evropian, për shembull karshi Kosovës. Prandaj, do t’ju këshilloja që të mos e shihni këtë si një pozicion të eurodeputetëve, përkundrazi përmbajtjen e një studimi që iu prezantua atyre. Ata nuk kanë pse të pajtohen fare me studimin. Shpresoj që kjo të jetë disi e qartë”.

Fundamenti

Të njëjtin mendim e ndan dhe njohësi i çështjeve politike Demush Shasha, sipas tij këto studime duhet të merren seriozisht dhe të mos nënvlerësohen për shkak të nivelit të larte të hulumtuesve dhe profesorëve, ndërsa është shprehur kritik për reagimet e institucioneve te vendit .

“Studimi është shumë i rëndësishëm dhe nuk bën të nënvlerësohet, pasi që ai ka për qëllim të njoftoj euro deputetët që janë politikanë. Pra studimi informon euro deputetët për dukuri të caktuara…Reagimi i institucioneve ka qenë i pamatur pasi që dokumenti në fjalë përfaqëson një punë të autorëve të respektuar të Evropës”, deklaroi Demush Shasha.

Ndërsa Juristja, Flutura Kusari, e ka quajtur këtë raport si të pabazuar dhe të paargumentuar.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti raportin e Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian, e konsideron të ndërtuar mbi teori konspirative dhe pa asnjë të vërtetë brenda tij./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.