UBT

Alma Lama iu bashkua LDK-së

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Alma Lama, sot iu bashkua Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila sipas LDK-së do ta japë kontributin e saj të mëtejmë si anëtare e Grupit Parlamentar të LDK-së, duke ndikuar në konsolidimin e mëtejmë të demokracisë së mirëfilltë në jetën institucionale e politike në Kosovë.

“Ajo u bë pjesë e rrugëtimit tonë të fuqishëm drejt fitores së madhe, fillimisht nëpër komunat e Kosovës dhe më pas në gjithë Kosovën. Deputetja Lama do ta japë kontributin e saj të mëtejmë si anëtare e Grupit Parlamentar të LDK-së”, thuhet në një komunikatë të LDK-së.

Mobi Casa

Në komunikatë thuhej se përmes grupit parlamentar të LDK-së, Lama do të ndikojë në forcimin e mëtejmë të këtij grupi dhe, përmes tij, në konsolidimin e mëtejmë të demokracisë së mirëfilltë në jetën institucionale e politike në Kosovë.

Ish deputetja e “Vetëvendosjes” që për një kohë ka qëndruar si deputete e pavarur e Kuvendit të Kosovës nuk e ka më një status të tillë në Kuvend. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.