UBT

Allegri “çmendet” pas Shaqirit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Juventusi po mendon që të sjellë në skuadër Xherdan Shaqirin. Mesfushorii i Zvicrës është kthyer në objektivin numër një të bardhezinjve, të cilët duan t’i lumturojnë tifozët pas largimit të vuajtur të Antonio Kontes nga stoli. Shaqiri ka vendosur të ndryshojë ambient dhe të largohet nga Bayern Munichu, pasi nuk po arrin të gjejë hapësira në formacion.

Një interesim të madh për të ka edhe nga Roma dhe torinezët po veprojnë shpejt që të mos kenë të papritura. Mesfushori me origjinë shqiptare është propozuar që të kalojë në Torino dhe menjëherë nga drejtuesit bardhezinj është shfaqur gatishmëria për ta marrë. Sipas “Corriere dello sport”, shumë shpejt do të ketë një takim mes juventinëve dhe menaxherit të futbollistit, që të flasin për rrogën dhe shumën që duhet paguar për ta blerë nga kampionët e Gjermanisë.

Uji Dea

Nga ana taktike, Shaqiri është perfekt për lojën që trajneri i ri Masimiliano Allegri pëlqen. Ai luan si mesfushor-krijues, por mund të përdoret edhe nga krahët. Gjithashtu është i shpejtë dhe i fortë, si dhe me aftësi në driblim. Lojtari 22-vjeçar ka si synim që të luajë më shumë. Te bavarezët, Franck Ribery dhe Arjen Robben janë titullarë të padiskutueshëm.

Bayerni e konsideron pjesë të rëndësishme, por nëse vjen një ofertë e mirë, atëherë ata nuk do ta refuzojnë. Bajerni i ka paguar 12 mln euro për kartonin e tij Bazelit, por në rast se Juvja paguan 18 mln euro, mund ta shesë mesfushorin.