FITORJA

Alkooli i bën të dhunshëm seksualisht meshkujt shqiptarë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Meshkujt shqiptarë kur konsumojnë pije të ndryshme alkoolike, e teprojnë aq shumë sa bëhen shpesh të dhunshëm me familjarët e tyre.

Dhe më së shumti, pre e dhunës së tyre janë bashkëshortet, femrat me të cilat bashkëjetojnë, ato me të cilat kanë lidhje, etj. Ndaj tyre ushtrohet edhe dhunë seksuale.

Objekt i dhunës së tyre pas konsumit të alkoolit janë edhe fëmijët në moshë të mitur dhe të rritur, vëllezër e motra dhe prindërit.
Në raste të tjera, alkooli ndikon shumë në ushtrimin e dhunës ose përfshirje në akte dhune me pjesëtarë të ndryshëm të fisit, si dhe me fqinjë.

Shpesh, të dehurit përfshihen edhe në konflikte të dhunshme, disa herë fatale, në lokalet ku konsumojnë alkool ose në vende të tjera publike.

Një studim i realizuar nga Klinika e Alkoologjisë në QSUT “Nënë Tereza” në bashkëpunim me persona vullnetarë, përballet edhe me faktet e sipërpërmendura.

Eco Higjiena

Studimi arriti në konkluzionin se brenda familjeve shqiptare ekziston në formë serioze dhuna seksuale për shkak të alkoolizmit.

Përfundimi u arrit pasi u morën në shqyrtim 200 raste nëpërmjet telefonatave nga bashkëshorte të cilat kishin kërkuar këshillime për burrat e tyre alkoolistë.

Studimi u shtri nga periudha shtator 2013 deri në shtator 2014. Aty vërehet se burrat alkoolistë, duke qenë të paaftë seksualisht kanë gjeneruar sipas mjekëve “impotencë sekondare mashkullore”.

Mjeku Shpëtim Dioksani, një nga organizatorët dhe autorët e studimit, shpjegon se burrat e alkolizuar, duke u ndierë të pasigurt gjatë aktit të marrëdhënieve seksuale me bashkëshortet, ushtrojnë dhunë psikologjike dhe fizike ndaj tyre. Sipas tij episodet më traumatike janë përdhunimet të cila shkojnë deri në tentativat për vrasjen e bashkëshorteve.

Në disa raste të tjera më të rralla, bashkëshortet të gjendura në këtë dhunë të vazhdueshme i japin fund jetës së tyre duke bërë vetëvrasje. Me gjuhën e shifrave të këtij studimi, burrat e alkoolizuar kanë përdorur dhunë seksuale në rreth 72 për qind të rasteve dhe në rreth 13 për qind të tyre kanë tentuar t’i vrasin bashkëshortet. Ndërkaq rreth 6.5 për qind të grave të dhunuara kanë tentuar vetëvrasjen. Një pjesë e femrave që përballen me dhunën seksuale nga partnerët e tyre, e konsiderojnë si të pamundur denoncimin për abuzim seksual në polici, për shkak të raportit të ligjshëm martesor që kanë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.