Fundamenti

Alketa Vejsiu bën ëndrrën realitet, shfaqet në kopertinën e revistës “Forbes”

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Moderatorja dhe këngëtarja shqiptare e njohur, Alketa Vejsiu, ka pasur nderin të paraqitet në kopertinën e prestigjiozes revistë “Forbes” për edicionin e Mbretërisë së Bashkuar.

Një arritje si kjo, që simbolizon suksesin dhe ndikimin në nivel ndërkombëtar, ka bërë që Vejsiu të ndihet shumë e emocionuar dhe krenare për prejardhjen e saj dhe për gjithë ato që ka arritur.

Në një postim në Instagram, Alketa ndau bukurinë e kësaj përvoje me ndjekësit e saj: “Jam vërtetë e lumtur që jam në ‘Forbes UK’”.

Shprehjet e saj pasqyrojnë ndjenjën e një ëndrre që bëhet realitet. Ajo shton se, edhe pse Shqipëria mund të jetë një vend i vogël, aspiratat dhe vizionet e saj dhe të bashkëatdhetarëve janë gjithmonë të mëdha.

Fundamenti

Alketa nuk hezitoi të theksojë se ndjenjën e të qenit “një qytetare e botës” dhe se me krenari ka treguar gjithmonë pasaportën shqiptare.

Postimi i saj mbyllet me premtimin që ajo do të “vazhdojë të numërojë yje më shumë se dollarë”, duke aluduar se vlerat e vërteta dhe arritjet shpirtërore janë më të rëndësishme sesa pasuritë materiale.

Ky lajm për bashkëpunimin e ardhshëm mes “Forbes” dhe revistës shqiptare “Class” (e cila është në pronësi të Alketës) sugjeron se ky artikull është vetëm fillimi.

Pozimi i Alketës për “Forbes” jo vetëm që shërben si një simbol i suksesit të saj personal, por edhe si një rrugë që hapet për të tjerët, duke u dhënë shpresë dhe motivim për të ndjekur ëndrrat dhe për t’u bërë zë i dëgjuar në botë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.