Alketa ia “sekuestron” shkopin Robert Aliajt: “E kam nën kontroll”
Prezantuesja e Dance With Me dhe anëtari i kësaj jurie, polemisti Robert Aliaj duket, se janë pajtuar.
Gjakrat që ndizen mbrëmjeve të së hënës për hir të spektaklit, janë shuar, me sa shihet në foton e postuar nga Alketa Vejsiu në Instagram.
“Çdo gjë nën kontroll”, shkruan prezantuesja e cila i ka rrëmbyer aksesorin identifikues artistit rebel, sikur gjithë frymëzimi Bertit t’i vinte nga ai shkop. /Lapsi/Telegrafi/


