FIDANISHTJA

Aliu: VV’ja do t’i ketë mbi 60 deputetë dhe do ta bëjë vetë qeverinë e ardhshme

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Përplasje fjalësh ka pasur në mes të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Liburn Aliu dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj në seancën e jashtëzakonshme për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti. Ndër të tjera, Selamanaj tha se për Vetëvendosjen kanë votuar rezolutë pas mesnatës, që sipas tyre ishte qesharake.

Aliu tha se përvoja u ka dëshmuar që bashkëpunimi me LDK-në funksionon derisa ndaj atyre të shtrohet një presion, dhe ata pastaj tërhiqen.

“Qëndrimi im personal por edhe i shumë të tjerëve ka qenë që duhet ta kemi parasysh që LDK në një moment kritik kur fillon me rreh pyka pykën, LDK ja rrjedh diqysh. Kjo ka qenë bindje e përgjithshme, dhe kështu ka qenë gjithmonë dhe kështu ka dalë, por e flas këtë nga përvoja”, tha Aliu.

Ai tha se vazhdojnë të besojnë që brenda LDK-së ka zëra të cilët do të thyejnë brenda partisë mendësinë e gabuar të viteve të fundit.

Por që sipas tij, në të ardhmen Vetëvendosje mund të formojë vet qeverinë me mbi 60 deputetë.

Eco Higjiena

“Ju nuk po na leni rrugë tjetër pos asaj të fundit që ne të bëjmë qeverinë më mbi 60 deputetë veç na dhe kjo është e vetmja zgjidhje dhe kjo do ta pres Kosovën në zgjedhjet e ardhshme”, tha Aliu.

Në emër të grupit parlamentar të LDK-së, u kundërpërgjigj Driton Selmanaj, i cili tha se në mes të partnerëve të koalicionit ka pasur edhe punë të mirë.

Ai përmendi seancën kur në mesnatë u votua një rezolutë për dialogun, për të cilën tha se ishte qesharake.

“A po harroni që krejt bashkë jeni bërë për të rrëzuar LDK-në, duke qenë në opozitë ju jeni bërë bashkë me krejt, more me Listën Serbe me krejt, për me na rrëzu ne, vetëm LDK-në, kundër LDK-së, mosni këtë se po dilni shumë hipokrit. Edhe në këtë qeveri kemi bërë punë të mira, shumë mirë që i kemi bërë. Madje na detyruat rezolutë në 2 të natës me votu, rezolutë që për ne ishte qesharake por e bëmë për ju, çfarë thoshte ajo rezolutë detyrat që duhet me i bë qeveria, mere me mend, u referoheshim normave kushtetuese sikur të ishim opozitë, ne ishim pushteti, por e bëmë këtë për ju”, tha Selmanaj në replikën e tij ndaj deputetit Liburn Aliu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.