Hidromorava

Aliu vizitoi pikën grumbulluese të qumështit “Kabi” në Viti

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Zëvendës kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu i shoqëruar edhe nga drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë Veton Ademi, kanë vizituar sot në mëngjes pikën kryesore të qumështit “Kabi” në Viti, për tu njoftuar me punën që bëhet në këtë pikë.

Udhëheqësit e kësaj pike grumbulluese të qumështit kanë njoftuar se interesimi i fermerëve për të dorëzuar qumështin në këtë pikë dhe pikat tjera që veprojnë në këtë komunë është i mirë, ndërkohë që kanë bërë të ditur se vetëm gjatë muajit maj janë grumbulluar 113.275 litra qumësht.

HW

Zv. Kryetari Aliu ka theksuar se Institucionet komunale janë të përkushtuara për të mbështetur fermerët e komunës së Vitisë. “Ne do të vazhdojmë të përkrahim projektet e fermerëve, e këtë pikë grumbulluese e kemi mbështetur edhe me makina mjelëse viteve të shkuara, por do të vazhdojmë t`i ndihmojmë edhe në të ardhmen”, tha Aliu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.