Aliu: Vitia ka rritur transparencën dhe shërbimet ndaj qytetarëve

Viti – Hasan Aliu nënkryetar i komunës së Vitisë thotë për rajonipress se e arritur e institucioneve komunale të Vitisë për këtë gjashtë mujor mbetet rritja e transparencës dhe shërbimet e mira dhe efikase që janë ofruar qytetarëve. Alia tha se mbi 42 faqe është përgatitur raporti gjashtë mujor i kreut të Vitisë Sokol Haliti.
Pos projekteve ku përfitues janë qytetarët e Vitisë, e arritur e kësaj komune mbetet edhe rritja e transparencës brenda institucioneve komunale dhe shërbimet profesionale dhe efikase që kanë ofruar digasterët komunal raporton rajonipress.
Hasan Aliu nënkryetar i komunës thotë për rajonipress se qeverisja e Sokol Halitit ka arritur të krijojë disiplinë dhe llogaridhënie.”Transparenca dhe përgjegjësia në punë ka ndikuar pozitivisht dhe ka eliminuar edhe ato pak dukuri negative që kane qenë të pranishme ose që janë trashëguar nga ish qeverisja” tha Alia.
Aliu tha se qeverisja e Sokol Halitit është treguar e përgjegjshme edhe ndaj këshilltarëve komunal ku vetëm për raportin gjashtë mujor janë përgatitur mbi 42 faqe raport ku në detaje janë specifikuar punët e kryera të të gjitha drejtorive.
Alia tha se në institucionet komunale është instaluar një disiplinë dhe një atmosferë e punës e cila ka ndikuar edhe në efikasitetin e shërbimeve komunale.
Megjithatë Hasan Aliu tha se borxhet e trashëguara e kanë stopuar deri diku dinamikën e projekteve dhe ambiciet që ka treguar qeverisja komunale. “Përkundër këtyre sfidave rezultatet janë evidente sepse kemi realizuar dhe janë duke u realizuar investime në vlerë të mbi 2 milion eurove./rajonipress/