Fundamenti

Aliu u bënë thirrje qytetarëve vitias që të kryejnë obligimet ndaj komunës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Hasan Aliu ka bërë thirrje qytetarëve që të kryejnë obligimet që kanë ndaj komunës, me qëllim të rritjes së inkasimit të tatimit në pronë, e cila do të ndikoj pozitivisht edhe në rritjen e investimeve nëpër lokalitete.

Drejtoria e Administratës komunale ka mbajtur një konferencë për shtyp në të cilën u raportua për punën 5 mujore të kësaj drejtorie.

Fillimisht zv. kryetari i komunës Hasan Aliu ka njoftuar gazetarët me aktivitetet aktuale të komunës së Vitisë, e njëkohësisht për angazhimet në mobilizimin e sektorëve të ofiqarisë për shërbime sa më të shpejta për bashkatdhetarët në kohën e pushimeve verore.

Aliu ka theksuar se edhe këtë vit, janë bërë gjitha përgatitjet e duhura për ofrim sa më të mirë të shërbimeve, duke u shpreh të gatshëm edhe në zgjatjen e orarit të punës në sektorin e ofiqarisë.

ARKATANA

Ndërkaq drejtori i Administratës komunale Isak Sadiku, ka theksuar se kjo drejtori si gjithnjë është e përkushtuar në ofrimin sa më të mirë të shërbimeve ndaj qytetarëve.

Duke folur për punën 5 mujore të kësaj drejtorie, Sadiku ka thënë se për këtë periudhë janë lëshuar rreth 18.500 dokumente, ndërsa ka përmendur edhe vështirësitë siç është mungesa e ekstrakteve të lindjes, që ka ndikuar paksa tek qytetarët, megjithëse ky është një problem në nivel vendi.

Në këtë konferencë për shtyp, zv. kryetari i komunës Hasan Aliu ka bërë thirrje qytetarëve që të kryejnë obligimet që kanë ndaj komunës, me qëllim të rritjes së inkasimit të tatimit në pronë, e cila do të ndikoj pozitivisht edhe në rritjen e investimeve nëpër lokalitete./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.