Aliu takon banorët e lagjes “Mulla Idrizi”

Gjilan – Këshilltari komunal nga radhët e LDK-së dhe njëherit shef grupit të LDK-së në Kuvendin Komunal Avdyl Aliu edhe pse e diel , sot i takoi qytetarët e lagjes “Mulla Idrizi” rruga e 11-të në Zabelin e Sahit Agës.
Aliu fillimisht i uroj qytetarët për muajin e shenjtë të Ramazanit dhe më pastaj i njoftoi qytetarët e interesuar për rrjedhën e projektit të kanalizimit të ujerave atmosferike në vlerë prej mbi 200.000,00 euro i cili është në zhvillim e sipër dhe i njoftoj ata edhe për projektet tjera infrastrukturore që pritet të fillojnë këtyre ditëve në Zabelin e Sahit Agës siç është asfaltimi i disa rrugëve në këtë lagje , trotuari , ndriçimet publike etj.
Qytetarët shprehën kënaqësinë që pas më se 6 viteve pa asnjë investim në këtë lagje prapë po fillohet të investohet duke ju plotësuar disa nga nevojat e tyre elementare.
Besim Rexhepi kërkoi që rrugët e Zabelit të inkorporohen në projektin e mirëmbajtjes verore dhe dimërore të rrugëve e që nuk kanë qen deri më tani.
Fadil Matoshi kërkoi të bëhet kompensim i dëmit në dy-tri raste gjatë realizimit të projektit të kanalizimit duke u dëmtuar disa mure të tyre.
Edhe qytetarët si Haxhi Ramadan Rexhepi, Haxhi Hamdi Lakna, Isa Bunjaku, Skender Daku, Sahit Qerimi dhe të tjerë shprehën kërkesa, interesime dhe shtruan problem të ndryshme me të cilat ata ballafaqohen në përditshmërinë e tyre.
Në fund ata u dakorduan se pagesa e tatimit në pronë është një obligim qytetar pa të cilën edhe nuk do të ishte e mundshme realizimi i këtyre projekteve që janë në realizim e sipër e edhe të tjerat që priten të realizohen në të ardhmen./rajonipress/