FIDANISHTJA

Aliu: Sukseset e Xherdan Shaqirit shkojnë përtej të gjithë futbollistëve tjerë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Të shtunën në Gjilan është bërë publike nisma për shpalljen qytetar nderi të futbollistit kosovar me shtetësi zvicerane, Xherdan Shaqiri, i cili aktualisht luan në Bajern të Mynihut.

Avdyl Aliu, shef i grupit të këshilltarëve komunalë (LDK), i cili e ka publikuar këtë nismë, të shtunën, në një konferencë me gazetarë, ka thënë se ylli i futbollit botëror, Xherdan Shaqiri, para disa ditësh u zgjedh anëtar nderi i Këshillit lokal në Zhegër, ku e ka vendlindjen, raporton rajonipress.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, e ka mirëpritur këtë vendim të Këshillit lokal, duke dhënë idenë që ky nder t`i bëhet edhe Gjilanit, duke e shpall Shaqirin qytetar nderi.

UBT

Aliu ka thënë se nisma, në emër të grupit të këshilltarëve të LDK-së, është prezantuar edhe para anëtarëve të Kuvendit Komunal, më 30 korrik dhe ka marrë 27 nënshkrime, nga 35 sish gjithsej. Të tjerët kanë kërkuar kohë, për të marrë mendim e subjektit të cilit i përkasin.

Motivacion kryesor për shpalljen e Shaqirit qytetar nderi janë sukseset e tij në futboll, që shkojnë përtej çdo futbollisti tjetër shqiptar. Xherdani shkëlqeu në botërorin 2014, ku u rendit në mesin e futbollistëve më të mirë në botë, krahas Messit dhe të tjerëve.

Aliu tha se pret që Xherdan Shaqiri do të jetë vetë i pranishëm në Gjilan, kur t`i akordohet titulli ‘qytetar nderi’, titull ky që deri tani e kanë marrë studiuesi Mehemt Halimi dhe ish-senatori amerikan Bob Dol./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.