Fundamenti

Aliu: Si deputete, do të angazhohem që politikat arsimore të bazohen në analiza profesionale

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Arsimi është çështje shtetërore, jo projekt katërvjeçar. Pa dije reale, nuk ka as nota, e as diploma me vlerë ka shkruar Lirie Aliu.

Postimi i plotë:

Pak për gjendjen në arsim,

Sidomos tani kur nxënësit tanë 15 vjeçarë kanë vështirësi edhe ta kuptojnë se çfarë kërkon testi ndërkombëtar PISA, dhe problemi nuk është te fëmijët, por te politikat arsimore që janë ndjekur ndër vite, e ne vazhdojmë të mbesim të fundit në listën botërore, edhe pse ana kognitive e fëmijëve tanë është e lartë sepse ata po performojnë jashtëzakonisht mirë jashtë Kosove, pse po ndodh kjo?

Pra, kurrikulat janë ndryshuar shpesh, pa analiza të thella dhe pa përgjegjësi për rezultatet. Janë bërë eksperimente me breza të tërë nxënësish, ndërsa cilësia ka rënë.

Problemi nuk është vetëm se nxënësit tanë nuk po e kuptojnë testin PISA. Problemi është edhe se nota ka humbur kuptimin dhe sistemi po i trajton të gjithë njësoj.

Pesëshja nuk është tregues i barabartë për çdo nxënës. Në këtë sistem, fëmijët me inteligjencë të jashtëzakonshme shpesh mbesin të padukshëm, të pakuptuar dhe një nga dëmet më të mëdha është devalvimi i notave. Sot nota të larta nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht dije të vërtetë. Nxënësit kalojnë klasë, madje edhe diplomojnë, pa i zotëruar bazat. Kjo e mashtron nxënësin, familjen dhe shoqërinë.

ARKATANA

Arsimi nuk ka nevojë për më shumë nota të bukura në letër, por për vlerësim të ndershëm dhe standard të njëjtë për të gjithë e së paku fëmijët meritojnë të trajtohen me përgjegjësi të lartë! E në Kosovë, mësuesit shpesh japin mësim në mënyra primitive, vetëm me tekstet në dorë, pa tabela, teknologji apo materiale shtesë. Nxënësit mësojnë në klasa të ngushta e pa infrastrukturë.

Si deputete, do të angazhohem që politikat arsimore të bazohen në analiza profesionale andaj, kurrikulat të rishikohen me përgjegjësi, të ndalet improvizimi në reforma, të rikthehet serioziteti në vlerësim dhe notim. Gjithashtu, duhet të ketë llogaridhënie për dështimet!!!!!

Arsimi është çështje shtetërore, jo projekt katërvjeçar. Pa dije reale, nuk ka as nota, e as diploma me vlerë.

Me ne ka shpresë, zgjedh diturinë dhe shpresën.

#votoLDK123 dhe #votoLirieAliu75

Foto nga trajnimi ‘Vajzat në STEM’, Prishtinë

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.