Hidromorava

Aliu: Qeverisja e Alban Hysenit e përfshirë në shumë skandale

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Tani veç kur kemi hyrë në vitin e tretë të qeverisjes së LVV-së dhe z. Hyseni, tërë kjo kohë karakterizohet me skandale dhe shkelje të shumta të ligjeve. Skandalet financiare, skandalet me punësimet e kundërligjshme me kontrata në vepër, skandalet në kurdisje të tenderëve, skandalet me transparencën, skandalet në punësime, skandalet në shpërndarje të granteve në kulturë, në zhvillim ekonomik dhe në bujqësi, skandali me mos nënshkrim të kontratave të drejtorëve të IEAA të cilët e kanë kryer shumë suksesshëm vlerësimin e performances, skandalet në lëshimin e lejeve ndërtimore dhe ndërtimet pa leje ndërtimore dhe shumë e shumë parregullsi të tjera paraqesin secila në vehte shkelje të një ligji të caktuar dhe të ndonjë udhëzimi administrativ të caktuar thotë Avdyl Aliu nga LDK.

Avdyl Aliu shef i grupit të LDK-së tha për rajonipress se kryevepra e shkeljeve është moszbatimi i Planit Zhvillimor Komunal të miratuar në shtator të vitit 2021, si dokument bazik multisektorial i komunës nga i cili ish dashtë të derivoj çdo projekt i çfarëdo natyre. Përveç moszbatimit të PZHK-së, shkelje të ligjit të planifikimit hapësinor paraqet edhe mos bërja e Hartës Zonale Komunale që gjithashtu është obligim që pason 9 muaj pas miratimit të PZHK-se.

Uji Dea

Kapaku i skandaleve është blerja me “Tuxharllak” e kamionit të përdorur në Gjermani pa kurrfarë procedure sipas Ligjit të Prokurimit Publik. Pra, është shkelë Ligji për Planifikim Hapësinor, Ligji për Prokurim Publik, Ligji për Ndërtim, Ligji për Ujerat e Kosovës, Ligji për Tatimin në Pronë dhe disa akte nënligjore.

Për shumicën e këtyre kemi mbajtur konferenca për shtyp duke informuar dhe njoftuar publikun, Ministrinë e Pushtetit Lokal dhe organet e drejtësisë. Presim reagim sa më të shpejtë të ministrive përkatëse dhe të organeve të drejtësisë në mënyrë që ta ndalin këtë rrokullisje të pakontrolluar të kësaj qeverisje si dhe të shmangen shkeljet e mëtutjeshme. Sa më shpejt aq më mirë, si për qytetarët e komunës ashtu edhe për kryetarin e komunës. Do të ishte shpëtim për z. Hyseni që sa më shpejt ta lë këtë punë e cila veçse po duket që nuk është për te, ose më mire me thënë se z. Hyseni nuk është për këtë punë tha Aliu./rajonipress/