RCCOLA

Aliu: Qeveria komunale nuk mund t`i plotësojë të gjitha nevojat e qytetarëve

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Hasan Aliu, duke folur para banorëve të fshatit Tërpezë tha se meqenëse mjetet për investime kapitale janë të vogla qeveria komunale nuk mund t`i plotësoj të gjitha nevojat, dhe kërkesat e qytetarëve të saj, por potencoi se këto mjete do të ndahen në mënyrë të drejtë dhe proporcionale. Jemi duke punuar çdo ditë me qëllimin më të mirë që ato mjete të cilat i kemi në dispozicion t`i shfrytëzojmë në mënyrën më të mirë të mundshme u shpreh Aliu.

Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama kanë mbajtur diskutimet publike për planifikimin e kornizës buxhetore 2015-2017 në fshatrat Tërpezë dhe Ballancë ku në veçanti kanë folur me banorët e këtyre lokaliteteve për investimet kapitale të cilat do të behën në të ardhmen në Komunën e Vitisë në veçanti në këto fshatra megjithatë ata ju kanë bërë thirrje qytetarëve që të paguajnë tatimin në pronë pasi ky lloj i tatimit do të kthehet prapë atyre përmes investimeve kapitale, raporton rajonipress.

Hasan Aliu, duke folur para banorëve të fshatit Tërpezë tha se meqenëse mjetet për investime kapitale janë të vogla qeveria komunale nuk mund t`i plotësoj të gjitha nevojat, kërkesat e qytetarëve të saj, por potencoi se këto mjete do të ndahen në mënyrë të drejtë dhe proporcionale. “Jemi duke punuar çdo ditë me qëllimin më të mirë që ato mjete të cilat i kemi në dispozicion t`i shfrytëzojmë në mënyrën më të mirë të mundshme” u shpreh Aliu.

Aliu tha se përkundër faktit që ka rritje të buxhetit në përgjithësi ka ulje në investimet kapitale dhe kjo për shkak të vendimit të marrë nga qeveria për rritjen e pagave.

Ndërkaq Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama tha se përkundër faktit që Tërpeza është në mesin e fshatrave që ka një shkallë më të lartë të kryerjes së pagesës së tatimit në pronë duhet të punohet edhe më shumë që të kryhen obligimet e mbetura ndaj komunës.

Mobi Casa

Rama ka thënë se komuna për vitin 2015 ka paraparë asfaltimin e rrugës Kllokot-Tërpezë, por potencoi se një pjesë e kësaj rruge është në territorin e Komunës së Kllokotit dhe se qeveria komunale do të bashkëbisedoj që atë pjesë ta asfaltoj Komuna e Kllokotit.

Rama tha se Komuna ka paraparë që në vitin në vijim të bëhet me ndriçim publik një pjesë e fshatit, por duke potencuar gjithnjë se buxheti për investime kapitale është i limituar dhe nuk le shumë për të dëshiruar.

Pas këtij takimi është hapur diskutimi publik ku banorët e këtij lokaliteti kanë parashtruar, kërkesat, nevojat dhe sugjerimet e tyre dhe më pas ata kanë marrë përgjigjet nga Hasan Aliu dhe Ibrahim Rama.

Pas këtij takimi ata kanë vazhduar me diskutimin publik në fshatin Ballancë ku edhe aty i kanë njoftuar banorët e këtij lokalet lidhur me planifikimin e kornizës buxhetore 2015-2017 ku potencuan se Institucionet Komunale të Vitisë kanë paraparë që në vitin në vijim të bëjnë çmos që të përfundoj projekti i objektit të shkollës në këtë fshat duke potencuar se gjithashtu është paraparë asfaltimi i rrugës Kllokot-Zhiti rrugë kjo që do të përdorët edhe nga banorët e fshatit Ballancë.

Megjithatë edhe banorët e këtij lokaliteti u pajtuan se prioritet mbi prioritete për ta është përfundimi i shkollës së fshatit, por ata parashtruan edhe një varg kërkesash të tjera./rajonipress/