Fundamenti

Aliu priti në takim përfaqësues të shoqatës “Kosova dhe Shkupi” nga Bursa e Turqisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu ka pritur sot në takim një delegacion të Shoqatës Kulturore “Kosova dhe Shkupi” nga Bursa e Turqisë, në krye me Kryetarin e kësaj shoqate Bayram Kiliç.

Pjesë e këtij delegacioni ishin edhe përfaqësues nga Komuna Osmangazi e Turqisë. Në këtë takim zv. Aliu është njoftuar nga ta lidhur me bordin dhe këshillin e ri të kësaj shoqate të cilët kanë dalë si rezultatet i zgjedhjeve të brendshme. Përfaqësuesit e shoqatës “Kosova dhe Shkupi” e kanë njoftuar zv. Kryetarin Aliu edhe mbi punën që po bënë kjo shoqatë fushën e kulturës.

UBT

Sipas përfaqësuesve të kësaj shoqate ajo është themeluar në vitet e 90-ta dhe përbëhet nga rreth 1400 anëtarë që kryesisht janë shtetas turq me prejardhje shqiptare. Zv. Kryetari Aliu ju dëshiroj atyre mirëseardhje dhe i njoftoj ata edhe rreth zhvillimit e gjithëmbarshme në komunën e Vitisë.

Ai theksoi se kjo komunë është e gatshme të bashkëpunoj me ta në fushën e kulturës duke përmendur edhe disa nga aktivitet kulturore të cilat zhvillohen rregullisht në këtë komunë./rajonipress/