Eko Higjiena

Aliu priti në takim përfaqësues të projekteve nga Helvetas Swiss Intercooperation

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Viti – zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu ka pritur sot në takim përfaqësues të Helvetas Swiss Intercooperation dhe të projekteve DEMOS, S4RE dhe EYE në krye me Norbert Piljs me këtë rast është biseduar rreth bashkëpunimit të Komunës së Vitisë me këto projekte në veçanti për punën që është bërë në këtë komunë që nga viti 2006 e deri me tani.

Norbert Piljs, Koordinator i Helvetas Swiss Intercooperaton në Kosovë ndër tjerash bëri me dije se Helvetas Swiss Intercooperation që nga viti 2006 e deri ne tani ka realizuar projekte të shumta në komunën e Vitisë, duke potencuar se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen dhe shtoj me tej se ata po shikojnë mundësinë që përmes një projekti të ndikojnë edhe në zvogëlimin e papunësisë në këtë komunë.

Piljs tha se komuna e Vitisë, pothuajse është nderë komunat që më së shumti ka përfituar nga projektet të cilët financohen nga taksapaguesit zviceran.

Uji Dea

Ai tha se qëllimi i këtij takimi është edhe të vizitohen në teren disa nga projektet të cilat janë realizuar në këtë komunë.

Kurse zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu tha se Komuna e Vitisë është e nderuar që po punon me këto projekte duke potencuar se si komunë është edhe përfituese e grandit të Sistemit të Menaxhimit të Përformancës Komunale.

Megjithatë zv. kryetari Aliu bëri me dije se ata synojnë që edhe në vitet të ardhshme të janë përfituese e grandeve të SMPK-së por edhe mbi të gjitha të ofrojë shërbime publike komunale me të cilat qytetarët ndihen të kënaqur./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.