UBT

Aliu: Po përfundon viti i parë i qeverisjes dhe askush nuk i ka thënë z. Hyseni “puna e mbarë”

/ 10 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, nëpërmjet shefit të Grupit të Këshilltarëve në Kuvendit Komunal, Avdyl Aliu dhe në koordinim edhe me partnerët opozitarë, ka mbajtur sot konferencë për media, ku ka paraqitur vërejtjet, kritikat dhe rekomandimet për zgjidhje të problemeve.

Duke qenë se në zgjedhjet e fundit komunale postin e kryetarit të komunës LDK e ka humbë me një rezultat të ngushtë dhe në anën tjetër LDK në po këto zgjedhje ka shënuar fitoren më të mirë dhe më bindëse që nga viti 2003 e këndej prandaj edhe ndihemi shumë të përgjegjshëm për atë se çka ndodhë në Kuvend sepse ne jemi shumicë prandaj edhe angazhohemi për të vajtur mirë punët.

Kemi zgjedhur të jemi të përgjegjshëm dhe jo opozitë me sherre sepse po të kishim qenë me sherr gjatë gjithë kësaj kohe që nga konstituimi e deri më sot ne do të kishim heshtë përballë gabimeve dhe skandaleve të shumta dhe të njëpasnjëshme dhe të gjitha këto gabime dhe skandale do t’i kishim përdorë në fushatën e zgjedhjeve komunale të vitit 2025, natyrisht nëse shkon deri atëherë.

Mirëpo, politikat e LDK-së janë përtej kësaj dhe projeksionet politike, i përshtatim me nevojën e zhvillimit të komunës e kurrsesi të fushatës dhe të një grushti votash sepse jemi të bindur se qytetari i komunës sonë e vlerëson këtë.

Koalicioni qeverisës fatkeqësisht është ndërtuar në bazë të interesave grupore dhe personale të dyshimta, prandaj edhe shumë shpesh nuk po funksionon kur rrezikohen këto interesa duke dështuar kështu seancat e kuvendit dhe takimet e komiteteve, siç edhe ka ndodhur që një seancë të shtyhet 5 herë në mungesë kuorumi.

Po shkojmë kah fundi i muajit tetor dhe merreni me mend z. Sadiku – kryesuesi i Kuvendit ende nuk ka arritur të organizojë seancë në mënyrë që z. Hyseni me raportu për 6 mujorin e parë të vitit që edhe e ka obligim ligjor sipas LVL. Sigurisht se kjo po bëhet me qëllim duke e ditur se z. Hyseni do të ndihej keq në këtë raportim pasi që nuk ka çka me thënë para Kuvendit dhe kuvendarëve, a në anën tjetër, kuvendarët kanë shumëçka me thënë për mospunën e tij në këta 6 muaj.

Deri me tani është vetëm se një gjilanas i cili lavdërohet se si nuk ka arritur askush me i thënë kurrë puna e mbarë, ai e ka pranuar publikisht në një televizion, tani fatkeqësisht e kemi edhe të dytin , z. Hyseni, vetëm se ky i dyti nuk e pranon këtë fakt, d.m.th. që ende nuk ka arritur me i thënë askush puna e mbarë.

Po përfundon viti 2022 dhe ende nuk është raportuar nga Komisionet e Aksionarëve të Ndërmarrjeve publike Hidromorava, Stacioni i Autobusëve dhe Ecohigjiena, për vitin 2021.

Ende nuk është votuar në Kuvend përbërjet e reja të Komisioneve të Aksionarëve, ku ka qenë dashtë të kryhet që në dy seancat e para, dhe ende pa u zgjedhur Komisionet e reja, të vjetrave ua ka ndalë pagesat mujore edhe përkundër punës që janë duke e bërë dhe duhet vazhduar ta bëjnë deri në përzgjedhje të emrave të rinj e që kjo paraqet shkelje të ligjore.

Asnjë punë dhe asnjë vendim i nevojshëm dhe i dobishëm deri sot. Ky Kuvend vendimin e parë e ka marrë të kundërligjshëm edhe përkundër vërejtjeve tona. Ka shumë këshilltarë me përvojë që janë disa mandate dhe që i dinë shumë mirë këto procedura, por kryesuesi nuk e merr mundin me bashkëpunu me askënd.

Kanë vazhduar kështu edhe me shumë vendime të tjera të cilat MAPL dhe Ministritë e linjës po i kthejnë si të kundërligjshme. Janë edhe disa vendime të tjera të kundërligjshme të nxjerra me kokëfortësi dhe me arrogancë momentale të votave e që pritet që edhe këto të kthehen si të kundërligjshme dhe të anulohen.

Vlen të theksohet anulimi i kundërligjshëm i PZHK që është bërë në muajin maj 2022 e që me këtë rast ne si opozitë kemi reaguar se nuk mundet të anulohet sepse PZHK është miratuar në Kuvend duke i kaluar paraprakisht të gjitha procedurat e nevojshme.

Por, përkundër vërejtjeve dhe sugjerimeve tona me arrogancën e votave kjo është bërë, ne kemi reaguar me kohë duke komunikuar me MAPL dhe MMPH dhe kjo e fundit si ministri me kompetencë me insistimin tonë, në muajin e kaluar e ka kthyer përgjigjen duke e hedh poshtë këtë anulim të PZHK-së.

Edhe pse shumë vonë prapë nga këtu bëjmë ftesë që sa më shpejt në bazë të PZHK-së në fuqi duhet të ecet para me Hartën Zonale Komunale dhe të mos vonohemi më shumë sepse 1 vit e kemi humbur për shkak të kësaj kokëfortësie e që edhe kemi dyshimet tona në këtë insistim se çfarë interesash fshihen pas kësaj .

Seanca e tetë e Kuvendit është shtyrë 5 herë prej para pushimeve verore për shkak të paaftësisë për organizim të një seance. Bile hera e fundit kur ka dështuar seanca kryesuesi thotë se kjo seancë do të inkorporohet në seancën e 9-të e që kjo paraqet shkelje sepse një seancë e hapur me kuorum duhet edhe të mbyllet me kuorum, d.m.th. pasi të jenë shterrur pikat e rendit të ditës së asaj seancë. Kjo është e paraparë më Rregulloren e Punës së Kuvendit me nenin 10, 11 dhe 16 që kanë të bëjnë me ndërprerjen e seancës së kuvendit dhe më kuorumin dhe votimin.

Në muajin e kaluar thirret mbledhja e KPF-së për përcaktimin e pikave të rendit të punës për seancën e 9-të, jepen propozimet dhe votohen ato. Përkundër votimit me shumicë, kryesuesi i falsifikon rekomandimet e KPF-së duke sjellë krejtësisht pika tjera në seancë të Kuvendit.

Kontrabandimi dhe falsifikimi në Kuvend nuk kalon, prandaj edhe dështon mbajtja e seancës.
Duke e parë këtë tendencë dhe këtë vendosmëri për kontrabandim dhe falsifikim të pikave të rendit të ditës shumica e asamblistëve (jo vetëm të LDK-së) ishim të detyruar që të lëshojmë seancën duke e pamundësuar këtë shkelje të LVL dhe RRPK.

KKVITI

Parregullsitë nuk kanë të ndalur, para disa ditësh e marrim ftesën nga kryesuesi për mbledhjen e radhës së KPF ku edhe duhet të përcaktohet rendi i punës për seancën e 10-të.

Kjo paraqet absurd dhe skandal sepse tentohet të thirret seanca e 10-të pa u mbyllur seanca e 8-të dhe e 9-të.

Është fat që në këtë përbërje të këtij kuvendi i kemi edhe dy ish – kryesues të Kuvendit në mandatet e kaluara, Shpresa Kurteshi dhe Bujar Nevzadi, prandaj nuk është turp që kryesuesi aktual të bashkëpunojë me ta në të mirë të mbarëvajtjes së punës së Kuvendit.

Nuk është mirë mos me ditë, por është marre mos me ditë edhe mos me pyet. Nuk kanë thënë më kot “KUSH VET NUK TRETË”.

Sidoqoftë, për fund, thirrjen e famshme nga niveli qendror qeverisës ‘që të përgatitemi për një dimër të rëndë’, fatkeqësisht po e bartim edhe në nivelin e Komunës dhe po themi se qytetarët e komunës duhet të përgatiten për një mandat të rëndë qeverisës.

Buxheti

Përmes përfaqësuesve të LDK-së kemi marrë pjesë në dëgjimet buxhetore që janë mbajtur nëpër lokalitete të ndryshme dhe kemi kontribuar në identifikimin e nevojave prioritare të lokaliteteve dhe i kemi paraqitur ato me rastin e dëgjimeve buxhetore, e që fatkeqësisht nuk janë marrë ose fare pak janë marrë parasysh ato kërkesa për projekte të ndryshme infrastrukturore.

Jo vetëm se nga këshilltarët komunalë, por edhe nga opinioni i gjerë ka pas reagim të ashpër për mospërfshirje të lokaliteteve në projekte investive të ndryshme pasi që e kemi parë listën e projekteve dhe shtrirjen e tyre.

Duke qenë shumicë e madhe në Kuvend edhe përgjegjësinë e kemi të tillë, prandaj edhe jemi të kujdesshëm në çdo veprim ose mosveprim tonin, edhe këtë punën e votimit të buxhetit e dimë më mirë se çdo kush tjetër në Kuvend dhe në qeverisje komunale. E di që kanë manipuluar me shifra se kaq do t’i humbim nëse nuk votohet, mirëpo kjo ka qenë një mashtrim ndaj këshilltarëve me të cilin mashtrim edhe e kanë bindë një këshilltarë të merr pjesë në votim, edhe pse i kanë kontaktuar të gjithë e sidomos lutjet më të mëdha i kanë bërë ndaj përfaqësuesit të Listës Serbe në Kuvend, duke i ofruar pazar politik.

Kërkesa për kërkimfalja nga z. Hyseni

Dua t’ju bëjë me dije se ka pushuar insistimi ndaj z. Hyseni që të kërkojë falje ose edhe të shprehë keqardhje për sjelljet e tija në dy seancat e fundit në Kuvend Komunal në raport me 35 këshilltarët komunal, bordin e drejtorëve, mysafirët, mediat dhe të tjerët të pranishëm në ato seanca.
I kemi dhënë kohë të mjaftueshme për t’u ftohur dhe qetësuar në mënyrë që me tejkalu këtë me një kërkimfalje ose shprehje të keqardhjes, mirëpo e pamë të gjithë që z. Hyseni inatin e ka në rend të parë dhe se inati ia zë vendin edhe arsyes . Ia kemi rikujtuar se “ shtëpia nuk mbahet me inati” por me inati veç rrënohet siç edhe është duke u rrënuar dita ditës.

Opozitarizmi

Duke qenë opozitë konstruktive jemi përcaktuar që tërë kapacitetet tona t’i vëmë në shërbim të zhvillimit të Komunës duke filluar nga trupat profesionale të LDK-së, këshilltarët e LDK-së dhe edhe kryetarin Haziri.

Kjo edhe për faktin se kemi lënë shumë projekte të gatshme si teknikisht edhe financiarisht prandaj edhe duam që këto të kryhen dhe të përfitojmë si komunë siç janë: impianti për trajtimin e ujërave të zeza, ujërat të bardha, parqet e qytetit , përfundimi i Sheshit të qytetit, hyrje-daljet e qytetit etj.

Konsiderojmë se me këtë opozitarizëm që jemi duke e zhvilluar jemi në frekuenca të njëjta me interesat zhvillimore të komunës sonë dhe se këtë e kuptojnë mirë qytetarët e komunës. Nuk bëjmë opozitë në favor të një grushti të votave, por në funksion të projekteve zhvillimore të komunës.

Jemi në komunikim të vazhdueshëm me qytetarë dhe këtë po na konfirmojnë vazhdimisht, u shpreh z. Aliu./rajonipress/