UBT

Aliu: Po i vije fundi themelimit të Këshillave të fshatrave

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Konstituimi i këtyre dhjetë fshatrave do të jetë tregues i mirë që sa më parë të përfundohen edhe Këshillat në fshatrat dhe lagjet tjera të qytetit, tha kryesuesi i Komisionit Komunal, Avdyl Aliu.

Komisioni Komunal për Konstituimin e Këshillave të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane ka mbajtur sot mbledhjen e radhës me OJQ “Agro-Eko”, ku është bërë caktimi i katër fshatrave të radhës në të cilat do të themelohen Këshillat e tyre.

Konstituimi i Këshillit të fshatit në Velekincë do të bëhet më 17 shtator, në Cërnicë më 18 shtator, në Përlepnicë më 24 shtator dhe në Dobërqan më 25 shtator të këtij viti.
Në këtë takim ka pasur koncensus të plotë në caktimin e fshatrave pët themelimin e këshillave.

Me këtë rast kryesuesi i Komisionit Komunal, Avdyl Aliu tha se pas zgjedhjeve të këshillave të fshatrave qytetarët do ta kenë më të lehtë t’i adresojnë çështje dhe prioritetet e tyre ku jetojnë.

Uji Dea

Deri tani, janë konstituuar Këshillat e gjashtë fshatrave të Komunës së Gjilanit, ndërsa zgjedhjet e këshillave të katër fshatrave të tjerë e shënojnë përmbylljen e këtij pilot-projekti prej 10 fshatrave, të financuar nga USAID-i.

“Konstituimi i këtyre dhjetë fshatrave do të jetë tregues i mirë që sa më parë të përfundohen edhe Këshillat në fshatrat dhe lagjet tjera të qytetit”, tha kryesuesi i Komisionit Komunal, Avdyl Aliu.

Ky projekt po realizohet me iniciativë të kryetarit të Komunës z. Lutfi Haziri në bashkëpunim me organizatën Agro-Eko, ndërsa është financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.