Eko Higjiena

Aliu: Papunësia në Anamoravë ende e lartë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Xhevat Aliu drejtor i Qendrës rajonale për punësim thotë për rajonipress se papunësia është ende e lartë në rajonin e Anamoravës, derisa sipas tij gjendja aktuale është rreth 31100 punëkërkues në evidencë nga të cilët 14073 janë femra.

Aliu tha se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti në rajonin e Anamoravës përkatësisht në zyret Komunale për punësim në Gjilan, Kamenicë dhe Viti janë evidentuar gjegjësisht kanë kërkuar punë 1193 të papunë dhe punëkërkues që në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është shtuar për 12 punëkërkues më tepër, raporton rajonipress.

FITORJA

“Mirëpo në krahasim me vitet e më hershme numri i punëkërkuesve që kanë kërkuar punë në shërbimet tona të punësimit ka rënë dukshëm” thotë aliu.

Aliu tha se gjatë kësaj periudhe nga këshilltarët e këtij institucioni janë këshilluar 9822 punëkërkues dhe janë vizituar 1044 ndërmarrje. “Janë zbuluar 563 vende të lira të punës të cilat ju kanë ofruar punëkërkuesve dhe të papunësuarve. Janë ndërmjetësuar në punësim 331 punëkërkues, janë realizuar disa projekte si: Projekte të punëve publike të financuara nga MPMS dhe Agjencioni Kosovar i Pyjeve (86 punëkërkues), projekti i “Kosvet- 6”, përmes skemave të trajnimit në punë (100 punëkërkues) si dhe projekti i Institutit për Zhvillim dhe Integrim të financuar nga MPMS dhe Qeveria Norvegjeze (115 punëkërkues) të cilët janë trajnuar dhe janë ndërmjetësuar në skemën e praktikës për 6 muaj” tha Aliu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.