Eko Higjiena

Aliu: Nuk brengosemi për akuzat e pa argumentuara të LVV, Vitia ka notë maksimale nga auditori i jashtëm

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Hasan Aliu ka thënë se pas auditimit të bërë për vitin 2017 del se Komuna e Vitisë ka marrë notën maksimale nga auditori i jashtëm dhe shtoj se kjo komunë me kryetarin Haliti është vlerësuar si i përgjegjshëm në shfrytëzimin e parasë publike.

Nën organizimin e Zyrës për Informim Publik është mbajtur në Viti konferenca e rregullt për shtyp, ku zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu ka folur mbi parapërgatitjet që ka bërë kjo komunë në pritjen e fluksit të mërgimtarëve në veçanti në përforcimin e sektorit të gjendjes civile pasi që shumë qytetarë do të ju drejtohen gjatë këtyre muajve të verës sporteleve për të pajisur me dokumentacionet e nevojshme.

Aliu potencoi se kjo komunë ka bërë edhe përgatitjet e nevojshme në Njësitin e Zjarrfikëses dhe Shpëtimit pasi që gjatë këtyre muajve në vazhdim janë më të shpeshta rastet e zjarrit.

Ai gjithashtu ka folur lidhur mbi akuzat e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje duke i cilësuar si të paqëndrueshëm dhe potencoi se Komuna e Vitisë ka marrë vlerësimin maksimal nga Zyra Kombëtare e Auditimit, dokumenti i të cilit i vlerëson lartë menaxhimin financiar në këtë komunë për vitin 2017 duke e cilësuar atë si të pa modifikuar- pa theksim të çështjes.

Kurse Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe ka folur mbi parapërgatitjet që po bënë Komuna e Vitisë, konkretisht drejtoria që ai udhëheqë në bashkëpunim me drejtoritë dhe Zyrat e tjera lidhur me buxhetin komunal duke potencuar se kjo komunë do të vazhdoj të mbaj edhe gjatë këtij viti diskutimet publike për planifikim të buxhetit me qytetarët e saj.

ARKATANA

Në këtë konferencë zv. Kryetari Aliu ka folur edhe lidhur me akuzat e LVV-së, Dega në Viti pas publikimit të Raportit të Auditorit për vitin 2017. “Dje kam dëgjuar një konferencën e shtypit nga subjekti politik LVV të cilët i kanë ngritur disa çështje lidhur me Raportin e Auditiorit të Jashtëm, të cilët i përgëzoj për punën dhe angazhimin e tyre që ndoshta po bëjnë përpjekje në aspektin opozitar duke bërë kinse kritika për t`i ndihmuar kinse pushtetit në kryerjen e punëve. Megjithatë për hir të opinionit dhe demantit të cilët sepse aty janë thënë çështje të cilët edhe nuk qëndrojnë”, u shpreh Aliu.

Ai shtoj se pas auditimit të bërë për vitin 2017 del se Komuna e Vitisë ka marrë notën maksimale nga auditori i jashtëm dhe shtoj se kjo komunë me kryetarin Haliti është vlerësuar si i përgjegjshëm në shfrytëzimin e parasë publike.

Kurse Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim pos që ka folur lidhur me Raportin e Auditorit të Jashtëm foli edhe mbi procesin e parapërgatitjeve për hartimin e buxhetit komunal.

Ai shtoj se edhe gjatë këtij viti lista për investime kapitale do të bëhet në bashkëpunim me qytetarët e saj në diskutimet publike të cilët do të mbahen në lokalitet e ndryshme me qytetarë të kategorive të ndryshme.

Kurse gjatë kësaj konference gazetarët kanë parashtruar edhe pyetjet e tyre mbi çështjet e përgjithshme ndërkaq kjo konferencën është mbajtur nën kryesimin e Fatbardha Eminit, Zëdhënëse e Qeverisë Komunale e cili është edhe Drejtoresh për Arsim në këtë komunë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.