GRANDEMALL

Aliu: Nevojat për investime janë të mëdha, kurse mundësitë buxhetore janë të vogla

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Hasan Aliu duke folur rreth procesit të planifikimit të kornizës buxhetore për vitet në vijim tha se Komuna e Vitisë është e përkushtuar që të bënë një planifikim të duhur të buxhetit edhe pse mjetet buxhetore janë të kufizuara. Nevojat për investime në të gjitha lokalitet janë të mëdha, por mundësitë buxhetore janë të vogla, duke u bazuar në këtë ne jemi duke shikuar që të bëjmë një ndarje proporcionale të buxhetit me qëllim të investojmë në të gjitha lokalitetet e komunës sonë u shpreh Aliu.

Me qëllim të planifikimit të kornizës buxhetore për periudhën 2015-2017, Udhëheqësit e Institucioneve Komunale të Vitisë zv.kryetari i kësaj komune Hasan Aliu dhe Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Ramiqi me bashkëpunëtor kanë mbajtur diskutimet publike në fshatrat Pozheran dhe Zhiti.

Hasan Aliu duke folur rreth procesit të planifikimit të kornizës buxhetore për vitet në vijim tha se Komuna e Vitisë është e përkushtuar që të bënë një planifikim të duhur të buxhetit edhe pse mjetet buxhetore janë të kufizuara. “Nevojat për investime në të gjitha lokalitet janë të mëdha, por mundësitë buxhetore janë të vogla, duke u bazuar në këtë ne jemi duke shikuar që të bëjmë një ndarje proporcionale të buxhetit me qëllim të investojmë në të gjitha lokalitetet e komunës sonë” u shpreh Aliu.

Ndërkaq Drejtori për Ekonomi dhe Financa Ibrahim Ramiqi duke folur rreth investimeve që parashihen të bëhen në vitin 2015 në fshatin Pozheran tha se komuna ka paraparë 6 projekte. “Për vitin në vijim kemi paraparë që në Pozheran të vazhdojmë me fazën e dytë të ndërtimit të Ambulantes, të ndërtojmë parkun e fshatit, të bëjmë kyçjen me kanalizim të disa lagjeve, asfaltimin e disa rrugëve, shtruarjen me zhavorr të rrugës fushore dhe të vazhdojmë me ndriçimin publik për brenda fshatit” tha Ramiqi.

Hidromorava

Përndryshe gjatë këtij takimi Pozheranasit kanë paraqitur kërkesat dhe nevojat e tyre për investime, por ata u shprehen të kënaqur pasi që shumica e kërkesave të tyre korrespondonin me listën të cilat institucionet komunale kanë paraparë për investime gjatë vitit 2015 në këtë fshat.

Pas këtij takimi ata kanë vazhduar me diskutimin publik në fshatin Zhiti duke i njoftuar banorët rreth procesit të planifikimit të buxhetit komunal, rëndësia që ka shkalla e inkasimit të tatimit në përcaktimin e investimeve kapitale në një lokalitet të caktuar.

Aliu dhe Ramiqi me bashkëpunëtor i njoftuan banorët e fshatit Zhiti se për vitin në vijim për këtë fshat është paraparë asfaltimi i rrugës Kllokot-Zhiti, projekt ky që gjeti përkrahjen edhe nga vet banorët e këtij fshati por ata parashtruan edhe disa nevojat e tjera./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.