Hidromorava

Aliu: Lagja “Zabeli” do t`i jap karton të kuq pushtetit komunal

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Avdyl Aliu këshilltar komunal nga LDK-ja i cili vije nga lagja e “Zabelit” që njihet edhe si bastion i LDK-së thotë se pushteti komunal nuk ka investuar asnjë cent në këtë lagje duke e diskriminuar dhe duke e injoruar për gjashtë vite. Ne do t`i japim karton të kuq këtij pushteti dhe do ta ndëshkojmë duke e votuar Lutfi Hazirin për kryetar të Gjilanit shprehet ai.

Zabelasit në një takim të fundit që kanë pasur me krerët e LDK-së nga Prishtina dhe me vet Lutfi Hazirin i cili tashmë edhe e ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për kryetar të Gjilanit, kanë qenë shumë kritikues ndaj pushtetit aktual.

Avdyl Aliu i cili është zgjedhur këshilltar komunal pikërisht nga kjo lagje thotë për rajonipress se asnjë investim komunal nuk është bërë në këtë lagje për rreth gjashtë vite.”Nuk e kemi asnjë motiv që të flasim bile një fjalë të mirë për pushtetin në ikje. Ne duhet ta çlirojmë Gjilanin nga kjo qeverisje e keqe. “Zabeli” dëshiron të çlirohet nga ky pushtet dhe nga kjo e keqe. “Zabeli” do t`i japi karton të kuq pushtetit aktual dhe do të votojë për Lutfi Hazirin e LDK “tha Aliu.

FIDANISHTJA

Aliu duke qenë i sigurt në ditoren e Lutfi Hazirit ka kërkuar nga ky i fundit që me marrjen e detyrës së re të mendojë për këtë lagje dhe të kompensojë gjashtë vitet e humbura. “Zabeli” nuk e ka merituar këtë diskriminim dhe këtë përbuzje. Jemi lagja më e organizuar derisa pushteti komunal ka favorizuar lagje e mëhalla të njerëzve që janë të lidhur me pushtetin e sidomos me strukturat e PDK-së” tha Aliu.

Aliu ka kërkuar nga zabelasit që të jenë të vëmendshëm dhe syçelë.”Koha e ndryshimit të madh po vjen për Gjilanin dhe LDK, andaj nëse jemi të bashkuar dhe të organizuar fitorja e Lutfi Hazirit është e sigurt dhe e pashmangshme” shprehet Aliu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.