ARKATANA

Aliu: Komuna e Vitisë në kuadër të planit të veprimit po punon vazhdimisht në krijimin e mjediseve sa më të mira shkollore

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Komuna e Vitisë, po vazhdon në renovimin e objekteve shkollore në fshatrat e ndryshme të kësaj komune. Sipas Basri Aliut, drejtor i Arsimit në Viti, në kuadër të planit të veprimit të kësaj drejtorie janë duke vazhduar punimet në renovimin e shkollave dhe përmirësimin e vazhdueshme të ambientit shkollor për nxënësit dhe personelin arsimor.

Ai bënë me dije se aktualisht është duke u punuar në renovimin e shkollave në fshatrat Gjylekar, Gërmovë, Sadovinë e Jerlive por edhe në Pozheran konkretisht në shkollën mikes “Kongrese i Manastrit”.

Mobi Casa

Drejtori Aliu shtoj se kjo komunë do të bëjnë intervenime të tilla edhe në objektet e tjera shkollore ku paraqitet nevoja duke përkushtuar se komuna e Vitisë në krye me kryetarin Sokol Haliti, mbesin të përkushtuar që të kenë hapësira sa më të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Ai shtoj se në kuadër të planit të veprimit pos intervenimeve në objektet dhe mjediset shkollore dhe të krijimit të hapësirave sportive, janë paraparë edhe veprime konkrete për testin e maturës dhe atë të arritshmerisë por edhe të dezinfektimit të objekteve shkollore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.