ARKATANA

Aliu: Koalicioni PAN 2 mund të ndodhë para 12-ve të natës, bashkimi VV-LDK i nevojshëm

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Liburn Aliu, në një intervistë për “Përballje ditore” me gazetarin Muahmet Hajrullahu, në Telegrafi.com ka folur për procesin e zgjedhjeve të parakohshme, koalicionet parazgjedhore si dhe për Qeverinë e ardhshme të Kosovës.

Aliu ka thënë se në situatë të tillë që gjendet vendi një koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës është i nevojshëm.

“Shpërndarja e Kuvendit do t’i sjellë zgjedhjet në fillim të tetorit. Do të kemi fushatë të shkurtë, fund të shtatorit pra do të jemi në fushatë. Mund të ketë PAN 2, një PAN 2 është shumë lehtë për tu krijuar, nëse shkojmë vetmas në zgjedhje. Mund të ndodhë sikur herën e kaluar, pak para se të përfundon afati i dorëzimit të listave mund të kemi një koalicion tjetër PAN 2.

Kush do të jetë kryeministër për ta është çështje sekondare. Me rëndësi është të jenë në koalicion.

Kemi një Komision Hetimor i cili po heton Telekomin, ashtu siç ka ndodhur në Telekom ka ndodhur në të gjitha ndërmarrjet publike në Kosovë, politika deri tani ka qenë kriminale, PAN 1 ka qenë vazhdimësi e asaj politike, me skandale. Një ndryshim thelbësor është rrezik për ata që kanë qenë pjesë e PAN 1, prandaj ky rrezik për ta do të krijon situatën që të bëhet PAN 2.

Në situatën që jemi është koalicioni i domosdoshëm më LDK-në, në mënyrë që ta ndalim këtë të keqe”, ka thënë Aliu gjatë intervistës.

UBT

Deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, gjatë intervistës në emisionin “Përballje ditore” në Telegrafi.com

Deputeti ka thënë se, nëse në zgjedhje do të shkohet vetëm dhe pa ndonjë koalicion, atëherë më vetëdije po pranojnë që kryeministër të bëhet Ramush Haradinaj ose Kadri Veseli.

“Jam i bindur që në LDK janë të vetëdijshëm për këtë koalicion PAN 2, duhet ta kemi të qartë se pas zgjedhjeve që në këtë vend duhet të ndodhë ndryshim thelbësor, as liberalizim të vizave nuk kemi, sepse nuk besojnë tek ne se mund të bëjmë shtet të mirëfilltë. Jemi në situatë që duhet mobilizim i përgjithshëm”, tha ai.

Deputeti Aliu tha se dëshiron që lideri i VV-së, Albin Kurti të jetë bartës i listës VV-LDK, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, sipas tij ndryshimi mund të vije vetëm me Kurtin si kryeministër.

Kurse sa i përket një koalicioni të mundshëm më Partinë Socialdemokrate, Aliu tha se janë shkatërruar të gjitha mundësitë e komunikimit me PSD-në. Aliu ka folur edhe tema tjera të rëndësishme si lufta kundër korrupsionit, vazhdimi i dialogut dhe çështja e taksës ndaj mallrave serbe. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.