GRANDEMALL

Aliu kërkon nga imamët kujdes më të shtuar, pas shtimit të rasteve të infektimit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kërkojmë nga ju imamë dhe këshilla të xhematit që të vazhdojmë me punën tonë duke u kujdesur më shumë, sepse ditëve të fundit janë shtuar rastet e infektimit. Prandaj duhet te kemi kujdes në mbajtjen e maskave dhe mbajtjen e distancës në xhami ka thënë Naim Aliu në një takim pune me imamët dhe këshillat e xhematit.

Kryetari i këshillit Naim ef Aliu së bashku me krye imamin Iljaz ef Mustafa mbajtën takimin me imamët e xhamive të qytetit të Gjilanit dhe anëtarët e këshillave te xhamive.

Qëllimi i takimeve ishte koordinimi i punëve të përbashkëta. Kryetari Naim Aliu në fillim i njoftoi të pranishmit arsyen e këtij takimi, i cili ka për qëllim njoftimin me gjendjen aktuale dhe për at të cilën kemi kaluar deri më tani, duke u përballur me pandeminë.

Eco Higjiena

Kërkojmë nga ju imamë dhe këshilla të xhematit që të vazhdojmë me punën tonë duke u kujdesur më shumë, sepse ditëve të fundit janë shtuar rastet e infektimit. Prandaj duhet te kemi kujdes në mbajtjen e maskave dhe mbajtjen e distancës në xhami.

Kryetari, Aliu, njoftoi imamët dhe këshillat e xhematit për dëmet ekonomike që ka shkaktuar pandemia. Pasi që Këshilli i Bashkësisë Islame varet nga anëtarësia që grumbullohet nga xhemati, jemi të detyruar të kërkojmë nga imamët dhe nga ju që të jepni angazhimin e juaj në ketë aspekt. Kryetari Naim ef Aliu premtoi takimet e tilla me këshillat e xhematëve do të jenë më të shpeshta./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.