GRANDEMALL

Aliu: Kemi një asamble të kënaqshme dhe premtuese

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Avdyl Aliu, shef i grupit të këshilltarëve të LDK-së në Asamblenë e Gjilanit thotë se ka një strukturë të asamblesë komunale të kënaqshme dhe premtuese. Thotë se komitetet do të jenë profesionale dhe do të ketë njerëz të duhur e të dëshmuar.

Avdyl Aliu shef i grupit të LDK-së nuk është pajtuar me vlerësimin e ekspertëve se Asambleja ka këshilltar joadekuatë derisa ka një opozitë të dobët.

Aliu tha për rajonipress se profesorët e nderuar, ekspertët juridik dhe të gjithë të tjerët e dinë mirë se si arrihet deri te përbërja e një strukture të Asamblesë Komunale. “Është vullneti i votuesve të një komune se cila do të jetë struktura e Asamblesë Komunale të asaj komune”.

Aliu mendon se nga regjistri i përbërjes së Asamblesë Komunale të Gjilanit shihet dhe është vështirë të bie ndërmend një profesion e të mos ketë së paku një emër asamblisti karshi atij profesioni (së paku ashtu janë të deklaruar asamblistët komunal në rubrikën ku duhet të deklarohet profesioni ).

“Pra, regjistri i tillë tregon për një kolorit, mundemi me thënë të kënaqshëm dhe premtues nga aspekti profesional. Sa janë në të vërtet profesional dhe sa janë në harmoni me profesionin e deklaruar, pritet të shihet në të ardhmen”.

Uji Dea

Aliu thotë se ka nga asamblistë aktual të tillë që janë shkolluar edhe jashtë Kosovës, por pjesa dërmuese e tyre për të arritur deri te titujt e deklaruar kanë kaluar nëpër duart e profesorëve dhe të ekspertëve tanë të cilët ne i kemi në Kosovë.

“Sa i përket trupave profesionale të Kuvendit Komunal, pra komiteteve ende nuk i kemi emrat e përveshëm të përbërjeve të këtyre komiteteve, kështu që nuk ka nevojë për ndonjë shqetësim tash për tash, do të mundohemi të jenë vërtetë profesional komitetet duke patur parasysh rëndësinë e tyre për funksionim të një Kuvendi Komunal. Tani për tani janë përcaktuar vetëm se vendet për përfaqësim partiak në këto komitete, por pa emra të përvetshëm” ka sqaruar Aliu.

Ndërkaq duke folur për rolin opozitës Aliu tha se çfarë opozite ka patur në mandatin e kaluar Kuvendi Komunal i Gjilanit dhe çfarë opozite do të ketë në këtë mandat është çështje e atij që e bënë vlerësimin, është çështja se dikush e sheh atë dhe si e vlerëson.

“Vlerësimi i LDK-së në Gjilan është se në mandatin e kaluar ne si LDK kemi qen një opozitë shumë aktive me rezultate të theksuara të cilat nuk është vështirë t`i shoh çdo kush që dëshiron. Ndërsa, çfarë do të jetë opozita në mandatin aktual në Kuvend Komunal presim të shohim dhe pastaj të vlerësojmë. Ne do të dëshironim një opozitë konstruktive në mënyrë që së bashku të punojmë në të mirë të interesave të qytetarëve të Gjilanit, për çka edhe na kanë dhënë besimin qytetarët” tha Aliu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.