Fundamenti

Aliu: Jemi të interesuar të hartojmë një buxhet në interes të gjithë qytetarëve pa dallime

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Në organizimin e misionit të OSBE-së në Viti është mbajtur një punëtori rreh buxhetimit të përgjegjshëm gjinor në nivel lokal. Në këtë punëtori kanë marrë pjesë Grupi i Grave të Vitisë, përfaqësues të drejtorive të Arsimit, Shëndetësisë, Ekonomisë por edhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu duke folur rreth hartimit ë buxhetit nga Institucionet Komunale të Vitisë tha se ata janë të përkushtuar që të hartojnë një buxhet i cili është në interes të gjithë qytetarëve të kësaj komune pa dallime etnike, gjinore, moshës etj.”Dua të ju siguroj se Qeveria Komunale e Vitisë është e përkushtuar që të gjitha proceset t`i çojmë përpara. Në këtë kontekst hynë edhe procesi i hartimit të buxhetit e ku vitin e shkuar kemi mbajtur 15 diskutime publike, nga to një e kemi mbajtur me personat me nevoja të veçanta, një me gjininë femërore, por edhe një me komunitetin pakicë serb ndërsa të tjerat janë mbajtur nëpër lokalitetet e ndryshme të Komunës sonë dhe kjo është bërë me qëllimin më të mirë që të hartohet një buxhet që është në interesin e të gjithëve pa dallime” u shpreh Aliu.

Ndërkaq Ulrich Biffar, Drejtor i OSBE-së për Regjionin e Gjilanit tha se komuna e Vitisë është ndër komunat më të mira sa i për këtë çështjeve që kanë të bëjnë me gjininë konkretisht me gjininë femërore ku sipas tij një meritë të veçantë për këtë e ka zyrtarja në këtë komunë, Ibadete Hyseni.

Fundamenti

Ndërkaq gjatë kësaj punëtorie rreth rëndësisë që ka buxhetimi i përgjegjshëm gjinor në nivel lokal ka ligjëruar Drillona Emerlllahu, eksperte në këtë fushë e angazhuar nga misioni i OSBE-së.

Përndryshe në këtë takim kanë marrë pjesë Grupi i Grave të Vitisë, përfaqësues të drejtorive të Arsimit, Shëndetësisë, Ekonomisë, por edhe përfaqësues të shoqërisë civile./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.