UBT

Aliu: Jam milioner në mënyrë të ndershme e jo me hajni

/ 5 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Shefi është milioner në mënyrë të ndershme e jo me hajni. Është pjesë e një biznesi të ndershëm familjar që nga viti 1983 e këndej dhe për këtë e dinë të gjithë. Kurrë në jetë nuk kam qenë i akuzuar për hajni ka thënë Avdyl Aliu si përgjigje ndaj akuzave të grupit të këshilltarëve të PDK-së.

Në konferencën e organizuar me gazetarë të dielën , më 10.08.2014 , shefi i GK të LDK-së dhe dy drejtorët komunal zoti Ramiz Ramadani (Bujqësi dhe Pylltari ) dhe zoti Valon Shefkiu (Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit) i informuan gazetarët dhe opinionin gjilanas dhe më gjerë në lidhje me vërshimet pas shiut të rrëmbyeshëm që ra në qytetin e Gjilanit me 31.07.2014 thuhet ne saqrimin e Avdyl Aliut.

Me këtë rast ne paraqitëm para gazetarëve raportin e shkruar nga komisioni profesional 7 anëtarësh në lidhje me dëmet nga të reshurat atmosferike. Gazetarët patën rast të informohen se objektet e dëmtuara sipas destinimit janë të ranguara në 11 kategori dhe secilës kategori i referohet edhe shuma e caktuar e vlerësuar e demit, e që në total, siç iu tha gazetarëve, është 1.615.350,00 euro.

Ai që ecën vertikalisht nuk është i mjerë, të mjerë janë humbësit, të dështuarit, kokëulurit. Të mjerë janë ata të cilët e kanë problem të përballen me realitetin dhe me faktet, të mjerë janë ata të cilët e futin kokën në dhe si Struth dhe nuk duan ta shohin botën se si zhvillohet, e lëre më të jenë pjesë e zhvillimit të botës.

Cilën shifër të prezantuar në konferencë për gazetarë nga shefi dhe dy drejtorët keni mundur ta demantoni? Asnjë, sepse ne nuk gënjejmë, ne flasim me fakte.

Ajo që e thoni për kryetarin tonë dhe liderin e Anamoravës dhe më gjerë, është e vërtetë – kemi kryetar për politika të mëdha dhe jeni duke i ndier në kurriz kohëve të fundit efektet e politikës së kryetarit Haziri.

FIDANISHTJA

Shefi është milioner në mënyrë të ndershme e jo me hajni. Është pjesë e një biznesi të ndershëm familjar që nga viti 1983 e këndej dhe për këtë e dinë të gjithë. Kurrë në jetë nuk kam qenë i akuzuar për hajni.

Në vitet e paraluftës kur Riad Rashitin e ka regjistruar në shkollë të mesme me intervenim një koleg i yni (këshilltar aktual komunal) sepse ai me vlera dhe me konkurrencë nuk e ka merituar dhe nuk ka mundur të regjistrohet, atëbotë “Agro Hermes” “Drini Market” (ish-Gazi Trade) , “Bezi”, “Forumi” (ish-MC Donald) , “Mega” “Ingjinjering”, “Compact” , “Linda” dhe shumë të tjera biznese e mbajtën shtetin dhe shkollën shqipe të gjallë, i krijuam kushte për shkollim Riadit të vogël aq sa mundëm. Ia paguanim mësuesit dhe profesorët Riadit të vogël. Mësuesit dhe profesorët janë munduar shumë, respekt për ta, përulemi përjetë e mot para veprës së tyre sepse ata nuk janë fajtorë që Riadi i vogël i mori mbrapshtë mësimet.

Sot e asaj dite, Riadi ka mbet i vogël, më vjen keq se çfarë materiali del nga goja e Riadit (diçka me shkronjën m… ). Në reagimin e tij, Riadi dhe qeverisja e tij brejtëse, nuk e kanë hequr të fëlliqtin nga Zabeli, ata ia kanë afruar edhe më afër këtë të fëlliqt pa e filluar realizimin e projektit, i fëlliqti ka qenë diku 300 m larg në vijë ajrore nga shtëpitë e para të Zabelit (shih Orto Foto-n), kurse tani pasi e kanë kryer “me sukses” këtë projekt të fëlliqtit, na është ofruar në vetëm se 50 m larg (shikoni fotot të bëra më 11.08.2014).
Ju kemi dhënë fjalën qytetarëve e Zabelit se ne do ta heqim këtë fëlliqësirë nga Zabeli, ashtu siç i kemi hequr shumë fëlliqësira nga Gjilani deri më tani. Ia kemi marrë dorën kësaj pune.

Sa i përket pozitës së shefit të GK të LDK-së dhe brengave të PDK-së pse LDK nuk e ka një shef tjetër, t’ju rikujtoj se vota e qytetarëve paraqet vlerë. Pra shefin e LDK-së në Kuvend e kane vlerësuar shumë qytetarët e komunës së Gjilanit, e mbi atë bazë pastaj strukturat e LDK-së për të cilat po flitni ju e kane caktuar shef të GK të LDK-së në Kuvend Komunal. Ne e dimë shumë mirë se çfarë shefi do të donit ju me pas LDK-ja në kuvend Komunal.

Është e vërtetë edhe ajo që thoni se jeni zogj të vegjël, nuk po mundemi me gjetë llojin e zogut (pa keqkuptime) që ju i takoni, çfarë është ky lloj i zogut që nuk rritet dhe përjetë mbetet zog. Është brengosës fakti se gjithçka në botën e civilizuar shkon duke u zhvilluar dhe duke u rritur kurse ju përkundrazi, çdo ditë e re që çelë po ju çelë të vegjël. Edhe zogjtë me takatin që e kanë mundohen të këndojnë, por shumë pak dëgjohet ajo ciu-ciu i tyre , ndryshe është kur këndon gjeli thuhet në reagimin e Avdyl Aliut./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.