Aliu: Institucionet e Vitisë janë treguar transparente ndaj publikut
Viti – Në një takim të grupit punues për hartimin e strategjisë për komunikim dhe informim Hasan Aliu zëvendëskryetar i komunës ka thënë se institucionet komunale janë treguar të përkushtuara, të hapura dhe transparente ndaj publikut.
Nën organizimin e Misionit të OSBE-së, të enjten në Viti është mbajtur takimi i radhës së grupit punues për hartimin e strategjisë komunale për komunikim dhe informim.
Gjatë këtij takimi zv. Kryetari i Komunës së Vitisë ka folur për rëndësinë që e ka kjo strategji, por edhe për punën e Zyrës për Informim Publik ku ndër tjerash theksoi se kjo zyre ka ecur mbarë në fushën e transparencës duke bashkëpunuar në këtë drejtim me OSBE-në dhe shoqërinë civile.
Hasan Aliu zëvendësryetar i komuëns ka thënë se institucionet komunale janë treguar të përkushtuara, të hapura dhe transparente ndaj publikut.
Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Drejtori Regjional i OSBE-së për Gjilan, Ulrich Biffar.
Gjatë këtij takimi grupi punues u pajtuan për hapat e mëtutjeshme të hartimit të kësaj strategjie./rajonipress/

