Aliu i përgjigjet VV: Kemi bërë shumë më shumë se sa kemi premtuar

Gjilan – Jo vetëm kemi realizuar të gjitha projektet e planifikuara, por kemi siguruar edhe donacione dhe kemi kryer shumë më tepër punë se sa kemi premtuar, thotë Hasan Aliu, nënkryetar i Komunës.
Opozita (VV) në Viti shprehet e pakënaqur me punën njëvjeçare të qeverisjes së LDK-së në këtë komunë, duke thënë se jo vetëm që nuk i ka përmbushur pritjet e qytetarëve, por përkundrazi, ka rritur zhgënjimin e tyre.
Por Hasan Aliu, nënkryetar i Komunës ofron fakte të pamohueshme se jo vetëm lista e projekteve të miratuar nga Kuvendi Komunal, por edhe shumë më shumë se kaq, janë realizuar gjatë këtij viti, ose janë në përfundim e sipër dhe ai i numëron të gjitha investimet, një nga një, në infrastrukturën publike, shkollore, në kanalizime, ujësjellës, hapësira të gjelbra, në fushën e kulturës dhe sportit dhe të tjera, duke përmendur edhe vlerën e tyre.
Aliu i nënvizon edhe projektet realizuara nga donacionet dhe thotë se të gjitha këto punë që janë kryer gjatë këtij viti, janë rezultat i angazhimit të kryetarit Sokol Haliti e sidomos donacionet janë meritë e tij. Sa u përket akuzave për punësim të militantëve partiakë,
Aliu thotë se VV do të duhej të përmendte edhe punësimin e këshilltares së këtij subjekti në arsim, që nuk mund thotë se edhe ajo qenka militante e jona.
Ndërkaq, sa i përket mungesë së barnave nga lista esenciale në QKMF në Viti, ai sqaron se kjo është përgjegjësi e Ministrisë së Shëndetësisë, por shton se Komuna ka intervenuar nga buxheti i saj, për të siguruar këto barna, me qëllim të qytetarët të mos e ndjejnë mungesën e tyre./rajonipress/