Aliu i LDK-së i quan zhurmaxhinj këshilltarët e PDK-së

Gjilan – Kryetari Haziri i ka ftuar edhe subjektet politike për bashkëpjesëmarrje në tejkalim të situatës, të gjithë i janë përgjigjur kësaj thirrje përpos subjektit të kolegëve zhurmagji nga PDK-ja të cilët kanë sabotuar dhe këto momente të krizës ata veç e kanë ushtruar zanatin e tyre që e njohin ma së miri: të bëjnë sehir dhe të gënjejnë ka thënë Avdyl Aliu.
Avdyl Aliu shef i grupit të LDK-së së bashku me dy drejtorët Komunal Ramiz Ramadani dhe Valon Shefkiu kanë reaguar ndaj akuzave të këshilltarëve të PDK-së rreth situatës ë vërshimeve.
“Qëllimi i reagimit është shmangja nga dezinformimi i qytetarit të komunës së Gjilanit nga këta dy këshilltarë komunal. Menjëherë, po atë ditë me 31 korrik 2014 dhe mu në sekondat e para të fillimit të vërshimeve nga shiu i rrëmbyeshëm, Kryetari Haziri ka reaguar duke i lënë anash punët e përditshme, punët rutinë dhe me gjithë të tjerët i janë përkushtuar tejkalimit të gjendjes së rëndë të krijuar nga vërshimet” tha Avdyl Aliu.
Shpejt i ka ndarë detyrat dhe të gjithë menjëherë kanë qenë në aksion brenda mundësive reale që i kemi si komunë, i ka vu në funksion të situatës zjarrfikësit, kompanitë publike dhe private, e ka ftuar popullatën për ndihmë dhe popullata iu ka përgjigjur thirrjes së kryetarit duke vu në funksion edhe mekanizmat e ndryshëm, përfitoj prej rastit që t’i falënderojmë të gjithë ata që ndihmuan në këtë situatë e të tillë ka pas mjaft.
Kryetari gjithashtu i ka ftuar edhe subjektet politike për bashkëpjesëmarrje në tejkalim të situatës, të gjithë i janë përgjigjur kësaj thirrje përpos subjektit të kolegëve zhurmagji nga PDK-ja të cilët kanë sabotuar dhe këto momente të krizës ata veç e kanë ushtruar zanatin e tyre që e njohin ma së miri: të bëjnë sehir dhe të gënjejnë.
Më 01.08.2014 kryetari ka formuar komisionin 7 anëtarësh për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet. Ky komision ka punuar deri më 04 gusht 2014 duke e paraqitur punën e tij me një raport për objektet e dëmtuara sipas destinimit.
Sot po bisedojmë për këto dëme nga vërshimet, a kanë mundur mos ndodhë këto dëme, unë them po kanë mundur mos me ndodhë, nuk po them duhet me ndal shiun, ky është një shi i zakonshëm.
Për 6 vite të qeverisjes PDK me Gjilanin apo më mirë me thanë 6 vite të shkrryerjes së qytetarëve nga ajo “qoftë larg qeverisje” nuk është punuar rrjeti i ri i kanalizimit fekal dhe atmosferik në komunë, sikur të ishin punuar këto, sot nuk do ta kishim këtë problem.
E thash që ky është shi i zakonshëm, kështu bie shi edhe në Drenicë po atje s’kanë probleme sepse i kanë kryer punët.
Këta zhurmagjinjtë e PDK-së e kanë rrjep qytetarin e Gjilanit duke i vjelë taksat e qytetarëve të Gjilanit dhe duke i quar në Drenicë dhe gjetiu. Një pjesë të potencialit material këta e ndalën në Gjilan, jo për projekte po për restaurante dhe hotele, e dijnë mirë ata se çfarë fatura të restauranteve kanë procesuar për pagesa në fund të vitit 2013 e çfarë faturash paguajmë edhe sot. Leje që kanë ngrënë vet zhurmagjintë e PDK-së po në fund kanë porositur ushqim edhe për bijat që i kanë pas n’t’panë.
Kjo nuk do të ndodhë më. Nuk ka me hargju një veturë me 2000 kubik 36 lit/100 km
, nuk ka me ndodhë që një veturë me defekt zero km qarkullim të figuroj se është pastruar 24 herë, nuk ka me ndodhë që brenda 1 dite automjetet e komunës të bëjnë mbi 8000 km
* Nuk ka me ndodhë që drunjtë e konfiskuar komuna t’ia shet një operatori diçka mbi 20 euro dhe nga e njëjta kompani drunjët e njëjtë t’i blejë mbi 40 euro /m³.
Në reagim dy zhurmagjinjët e kanë përmend edhe tërmetin, PDK-ja nuk ka lënë guri pa lëvizë nga dyshimi për keqpërdorime, nuk ka lënë asnjë instancë gjyqësorë pa e dërguar këtë lëndë, bile së fundi edhe në EULEX e përgjigjja nuk ju ka pëlqye. Ja këtu me vehte e kam Aktvendimin nga Zyra e Prokurorëve Special të Kosovës me nr. 124/2003 i
lëshuar sipas kërkesë së datës 17.12 2013, ndërsa aktvendimi e ka datën 05.11.2007.
Prandaj, kolegët këshilltarë nga PDK-ja po të kishin pasë pak moral edhe sinqeritet ish dashtë me kërkua falje edhe njëherë e mirë me mbyllë gojën për këtë çështje, po e keqja është që atë ditë kur e ka shpërnda Zoti moralin dhe sinqeritetin këta kolegët e PDK-së nuk kanë qëlluar në shtëpi dhe kanë mbet pa të.
Gjatë gjithë procesit të përzgjedhjes dhe të përpilimit të listave të përfituesve të ndihmave të tërmetit në komision ka qenë anëtari i PDK-së i cili ka nënshkruar të gjitha listat dhe të cilin sot këta dy zhurmagjijtë e kanë shef të PDK-së në Gjilan.
Këta nuk i besojnë shefit të tyre, këta nuk i besojnë gjykatave, nuk i besojnë institucioneve, me një fjalë këta nuk besojnë në asgjë, nuk janë istitucionalista sepse janë PDK.
Një e vërtetë në reagimin e këtyre dy zhurmagjinjëve qëndron, është fjala që kanë thënë se Luta po lutet në xhami, kjo është e vërtetë.
Luta dhe i gjithë xhemati i tijë e që e pamë se Luta kish shumë xhematë, janë lutur shumë në xhami edhe a e dini cila ka qenë lutja “O zot qoj në shpi këta keqbërës “ e Zoti si duket e bani kabullë këtë lutje edhe i qoj në shpi njëherë, e pastaj pale ku e kanë bo vendin.
Qytetari i Gjilanit e ka humbur besimin në subjektin politik të këtyre zhurmagjinjëve, e ka zënë me preq n’dorë, e përzuri, këta do të duhej të ishin duke u marrë me vetveten e jo me të tjerët, këta do të duhej të ishin duke analizuar shkaqet e humbjes së tyre, do të duhej të ishin duke u marrë me vërshimet që kanë ndodhë në partinë e tyre.
Njeriu i mençëm mund ta kryej punën e tij pa pasur nevojë për dredhi dhe për gënjeshtra, përdorimi i dredhisë dhe gënjeshtrës vjen nga pazotësia.
Gënjeshtari kapet më kollaj se topalli. Gënjeshtari dhe dredhia janë një jorgan i ngushtë dhe i shkurtë, kur e mbulon një anë të qëllimit të mbrapshtë, e zbulon anën tjetër.
Vet Riadi e përmendi një ditë në Kuvend atë historinë e Pinokut që sa më shumë gënjen i rritet hunda, t’ua them të vërtetën Riadi i tërë është bërë hundë.
Mos qofsha në lëkurën e tij ka ironizuar Avdyl Aliu./rajonipress/