UBT

Aliu i LDK-së e demanton keq raportin ku flitet se Alban Hyseni i ka realizuar 40% të premtimeve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Nuk është se nuk ka edhe në Gjilan analfabet funksional, por të pakët janë fatmirësisht. Analfabetët funksional edhe këtë matematikë e gëlltisin, ndërsa matematika elementare shifrat e kësaj fotoje i determinon kështu: 29 premtime x 100%/ 109 premtime – 26,60 % ka shkruar Avdyl Aliu nga LDK-ja.

Postimi i plotë:

Pra, nëse i shikojmë si numra i themi “matematikanit ” në fjalë dhe besimtarëve të tij se nuk janë 40% por janë 26% të realizuara, e që nga 26 në 40 është dallim sa një mal. Prandaj, kujdes nga kjo matematikë!

Por, nëse premtimet i trajtojmë në aspektin e madhësisë (vëllimit) të tyre, e që kështu edhe duhet, del se nuk janë realizuar as 5 % e tyre.

Mobi Casa

Për shembull, janë shtruar 600 metra katrore asfalt në vlerë rreth 7. 000,00 euro dhe që kjo paraqet 1 projekt ndërsa në anën tjetër as nuk është nisur e as nuk është kryer fabrika për përpunimin e ujërave të zeza në vlerë prej rreth 25.000.000,00 euro e që edhe kjo paraqet 1 projekt.

Këtu nuk është e drejtë të thuhet se nga 2 projekte njëri është realizuar e tjetri ende jo, dhe të dilet në përfundim se janë realizuar 50% e projekteve.

Prandaj, 40 përqindëshi dhe 26 përqindëshi paraqesin “Lojë numrash” për analfabetët funksional. Kujdes nga matematika!