UBT

Aliu: Gjilani ndihet i nderuar me vizitën e Ilir Metës

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Në një konferencë për medie Avdyl Aliu shef i grupit të LDK-së ka paralajmëruar ardhjen e Ilir Metës të hënën në Gjilan. Gjilanin do ta vizitoj Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta, ku me këtë rast, Gjilani ndihet i nderuar nga kjo vizitë, tha ai.

Të hënën Ilir Meta, kryetar i Kuvendit të Shqipërisë do të jetë në Gjilan. Kështu ka thënë shefi i Grupit të Këshilltarëve të LDK-së në Gjilan, Avdyl Aliu.

RCCOLA

Aliu ka thënë se kohëve ë fundit, si asnjëherë më parë, Komuna e Gjilanit është e vërshuar nga vizita të shumta të diplomatëve, ambasadorëve dhe faktorë të rëndësishëm ndërkombëtar.

“E në kuadër të Festave të Nëntorit, ditën e hënë, Gjilanin do të vizitoj edhe Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta, ku me këtë rast, Gjilani ndihet i nderuar nga kjo vizitë”, tha ai./rajonipress/