Fundamenti

Aliu: Gjilani fatlum, i dedikohen vitrat për vitin 2022

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Buxheti i ndarë nga Qeveria e Kosovës për Gjilanin është TRAGJIKOMIK. Ky buxhet është edhe për të qeshë edhe për të qarë ka shkruar Avdyl Aliu këshilltar komunal nga LDK e Gjilanit.

Postimi i plotë i Avdyl Aliut

Kështu siç është publikuar në media nga vet kryetari i komunës dhe nga disa deputetë të LVV-së nga Gjilani, në fakt është buxhet për marre e kurrsesi për lëvdatë dhe mburrje.
Një krahasim i thjeshtë me disa komuna si Mitrovica dhe Gjakova të cilave u ndahen shifra qindra milionëshe dhe dhjetëra milionëshe, ndërsa Gjilanit pak mbi 700.000,00 euro, prandaj nuk ke se si të mos qeshësh fillimisht e pastaj të qashë.

Qytetarët e komunës së Gjilanit duke qenë tatimpaguesit ndër më të rregullt në krahasim me komunat tjera, vërtetë nuk e meritojnë një trajtim të tillë.

Kjo paraqet fyerje për komunën dhe qytetarët e saj, njëkohësisht cenohet dhe degradohet legjitimiteti dhe personaliteti i kryetarit të zgjedhur, deputetëve të LVV-së nga Gjilani dhe shkelen edhe aktivistët e LVV-së në Gjilan.

Mobi Casa

Arsyeja e parë pse e ka bërë këtë Qeveria, sipas taborit të LVV-së thuhet të jetë fakti se “të gjithë kanë pritë që të fitojë Luta, prandaj qëllimi ka qenë mos me pasë Luta buxhet nga Qeveria”.

Mirëpo, arsyeja kryesore është se kjo Qeveri gjithmonë Gjilanin e ka trajtuar jo dinjitetshëm, jo ashtu siç e meriton komuna dhe qytetarët e sajë. Ka ndodhë kjo në rastin e disa emërimeve në institucione universitare, ne organet komunale dhe regjionale te policisë dhe ne institucione të tjera ku asnjë i emëruar nuk është gjilanas por të gjithë të emëruarit janë nga komunat tjera.

Gjilani ka kuadro për secilën fushë, ka ekspertë të dëshmuar.
Vërtetë ndodhi 14 shkurti, në ditën e të dashuruarve. Qytetarët e komunës i shprehën dashuri Kurtit dhe deputetëve të LVV-së.

Por, a nuk duhet të kthehet dashuria me dashuri, a është kjo dashuri apo çka është kjo?
Uroj shërim të plagëve të shkaktuara dhe sa më pak vuajtje nga kjo “dashuri” e ditës së të dashuruarve.
Kujdes kur dashuron, kujdes kënd dashuron!