Eko Higjiena

Aliu: Edhe komuniteti i biznesit pjesë e planifikimit të buxhetit komunal

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama kanë vazhduar me diskutimet publike për planifikimin e buxhetit komunal për vitet 2016-2018 ku ata kanë bashkëbiseduar ndaras me përfaqësues të gjinisë femërorë, biznesit dhe me përfaqësues të personave me aftësi të kufizuara.

Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu duke folur gjatë këtyre diskutimeve publike me përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe të personave me aftësi të kufizuara ndër tjerash tha se këto diskutime publike kanë për qëllim që planifikimi i buxhetit komunal të bëhet në interesin e të gjithë komunës pa dallime në lokalitete, por edhe në shtresat e ndryshme të shoqërisë. Gjatë diskutimit publik me komunitetin e biznesit Aliu tha se për Komunën e Vitisë është i një rëndësie të veçantë që komuniteti i biznesit të jetë pjesë e planifikimit të buxhetit komunal pasi që ky komunitet luan një rëndësi të veçantë në përmirësimin e jetës së qytetarëve por edhe të zhvillimit ekonomik të komunës.

Ndërkaq Drejtori Rama theksoi se Institucionet Komunale të Vitisë me qëllim të lehtësimit të bërit biznes më parë ka bërë ngrirjen e taksave për bizneset duke potencuar se ata janë duke shikuar mundësitë se si të ndihmojnë komunitetin e biznesit në këtë komunë me qëllimin më të mirë që nga kjo të përfitojnë edhe qytetarët e saj.

Uji Dea

Ndërkaq përfaqësuesit e biznesit paraqitën disa nga kërkesat dhe nevojat e tyre dhe një ndër to ishte që të shikohen mundësi që bizneset lokale të favorizohen. Rreth kësaj kërkese zv. Kryetari Aliu shpjegoj se një gjë e tillë nuk është në përputhje me ligjin e prokurimit publik.

Ndërsa në diskutimin tjetër publik që u mbajt më përfaqësues të personave me aftësi të kufizuar, konkretisht me përfaqësues të shoqatës Hendikos dhe Opfakos ata shprehën falënderimin ndaj institucioneve komunale të cilët kanë formuar komunitetin për personat me nevoja të veçanta, që është hartuar një strategji komunale për këta persona por edhe për punën që ka bërë kjo komune në rregullimin e pjerrinave në hyrje dhe dalje të disa objekteve publike duke kërkuar njëheritë që një gjë e tillë të bëhet në të gjitha objektet publike por edhe ato shkollore.

Po ashtu ata kërkuan që të bëhet më shumë në integrimin e këtyre personave dhe të parandalohet diskriminimi i tyre, të gjenden forma të punësimit, të punohet më shumë në arsimimin dhe aftësimin e tyre etj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.