RCCOLA

Aliu e quan të paditur Arianit Sadikun

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Të gjitha pikat e hijezuara me të verdhë ( 9 sosh), dje në takimin e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), me rastin e përcaktimit të rendit të punës për seancën e radhës janë votuar nga 9 anëtarët e KPF-së. Me këtë rast, 4 anëtar kanë votuar Pro ndërsa 5 anëtar kanë votuar Kundër përfshirjes në rend të punës së seancës së kuvendit. Dhe, merreni me mend Kryesuesi i KK-së Gjilan prapë i futë në rend të punës si rekomandime të KPF-së ka shkruar Avdyl Aliu.

Aliu këtë veprim të Arianit Sadikut e ka quajtur padituri ose shkelje e qëllimshme.

Hidromorava

“A ka ndonjë vullnetarë që e merrë me të mirë Kryesuesin e KK-së në Gjilan dhe i tregon se kur votohet në raport 4 : 5 vendoset në favor të shumicës? Më shumë se një vit praktikë, as gjërat themelore nuk i kanë mësuar” ka shkruar Aliu. /rajonipress/