UBT

Aliu: Drejtoria e Urbanizmit ka vazhduar me keq menaxhim prej fillimit të kësaj qeverisje

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Drejtoria e Urbanizmit ka vazhduar me keq menaxhim prej fillimit të kësaj qeverisje. Në disa raste ka bërë shkelje të Ligjit mbi Ujërat e Kosovës, Ligjit për Planifikim Hapësinor të Kosovës, Ligjit për Ndërtimin, Ligjit për Vetëqeverisje Lokale si dhe shkelje e Planeve Rregulluese. Në raportin për vitin 2023, drejtori i drejtorisë së Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit lavdërohet me të hyrat nga lejet ndërtimore, duke u munduar që me këtë t`i mbuloje dështimet në këtë drejtori që është ndër më të rëndësishmet për zhvillim komunal thotë Avdyl Aliu nga LDK.

Reagimi i plotë:

Tash kur jemi në vitin e tretë të qeverisjes, vazhdohet me moszbatimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) si dhe me mos-hartimin e Hartës Zonale Komunale (HZK). Duke qenë se kemi të bëjmë me PZHK-në si dokumenti më i rëndësishëm multisektorial, dokument i cili i paraprinë zhvillimit të gjithmbarshëm komunal, moszbatimi i këtij plani paraqet shkelje të rëndë dhe me të cilën shkelje do të duhej të merreshin organet e drejtësisë e para së gjithash edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, të cilën edhe e kemi njoftuar për këtë shkelje nga Komuna e Gjilanit.

Vlerësimi ynë është se ky moszbatim është duke u bërë me qëllim të caktuar sepse në këtë mënyrë lihet mundësi për dublifikim dhe manovrim me planet e nivelit më të ulët dhe në këtë mënyrë favorizohen disa ndërtues dhe njëkohësisht diskriminohen të tjerë.

Patjetër që në këtë rast len hapësirë për dyshime në keqpërdorime në këto raste duke shkelë edhe ligjin.

Drejtoria e Urbanizmit ka vazhduar me keq menaxhim prej fillimit të kësaj qeverisje. Në disa raste ka bërë shkelje të Ligjit mbi Ujërat e Kosovës, Ligjit për Planifikim Hapësinor të Kosovës, Ligjit për Ndërtimin, Ligjit për Vetëqeverisje Lokale si dhe shkelje e Planeve Rregulluese.

Në raportin për vitin 2023, drejtori i drejtorisë së Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit lavdërohet me të hyrat nga lejet ndërtimore, duke u munduar që me këtë t`i mbuloje dështimet në këtë drejtori që është ndër më të rëndësishmet për zhvillim komunal.

Pra, mundohet ta fshehë faktin e moszbatimit të PZHK-së, mos hartimin e HZK-se, shkeljet e ligjeve dhe në përgjithësi dështimin e tij dhe të drejtorisë së tij në ushtrim të përgjegjësive dhe kompetencave.

Fundamenti

Super dështimi i kësaj drejtorie dhe këtij drejtori është realizimi i projekteve kapitale të planifikuara për vitin 2023, ku nga 50 000 euro sa kanë qenë të planifikuara kjo drejtori nuk ka arritë të realizoj asnjë cent të vetëm dmth 0 % investime kapitale të realizuara.

Ndërsa për inkasim nga lejet ndërtimore nuk ka çka lavdërohet sepse për këtë nuk është meritor drejtoria sepse investitorët janë ata që bëjnë projekte dhe që paguajnë për leje ndërtimore dhe kjo drejtori e ka për obligim të ju bëjë faturën për pagesë.

Edhe këtu kemi të bëjmë me dështim sepse me këtë del në pah padituria e këtij drejtori sepse kjo drejtori ka planifikuar që për vitin 2023 të inkasoj afërsisht 800 000 euro nga lejet ndërtimore ndërsa ka arritë të inkasoj afërsisht 1 800 000 euro e që në fakt kjo paraqet një dështim të madh dhe huqje të madhe të planifikimit.

Ky inkasim i madh i ka edhe arsyet se pse ka ndodhë kjo:

  1. Gjatë vitit 2022 nuk ka lëshuar fare leje ndërtimore, që dmth se ata që kanë pasur me ndërtua në vitin 2022 janë bartur në 2023
  2. Gjats gjithë vitit ka proklamuar shtrenjtim të taksës së lejes ndërtimore deri në dyfishim duke i frikësuar dhe duke i shantazhuar me këtë investitorët dhe duke i nxitë që të paguajnë leje ndërtimore me çmim të lirë, dhe
  3. Duke i shantazhuar dhe kushtëzuar me anulim të disa vendimeve dhe disa Planeve Rregulluese mbi bazën e të cilave janë lëshuar leje ndërtimore kështu që investitorët janë frikësuar dhe janë detyruar që të paguajnë leje ndërtimore paraprakisht edhe pse nuk kanë
    pasur plane ndërtimi për vitin 2023.

Prandaj, presim që në vitin 2024 prapë të ketë ramje të inkasimit sepse ky inkasim ka ndodh në vitin 2023. Është për brengosje tendenca e qeverisjes komunale në përgjithësi dhe e drejtorisë së urbanizmit në veçanti për defunksionalizimin e komiteteve profesionale dhe e komisioneve profesionale të Kuvendit Komunal si trupa profesionale këshilluese dhe rekomanduese.

Sipas ligjit dhe statutit të komunës, drejtoria e urbanizmit i paraqet planifikim për vitin vijues dhe i raporton Komitetit për Urbanizëm dhe Mbrojte të Mjedisit sa here që këtë e kërkon ky komitet, e që drejtoria e urbanizmit dhe drejtori i saj janë duke e injoruar këtë trupë profesionale të kuvendit.

Të gjitha këto dështime të kësaj drejtorie dhe të qeverise komunale në përgjithësi janë edhe përcaktuese e rangimit të Komunës së Gjilanit, gjithnjë kah fundi i regjistrit në dokumentet statistikore për transparencë, llogaridhënie, performance, ambient të shëndoshë, menaxhim të mbeturinave etj.

Gjithashtu, komuna e Gjilanit është e përjashtuar nga mundësia e përfitimit të granteve milionëshe nga donatorët dhe se edhe për nga zhvillimi ekonomik dhe të bërit biznes, komuna e Gjilanit është në fund të pusit duke na lënë mbrapa edhe Komuna e Parteshit dhe e Ranillugut. e edhe shumë komuna të tjera të cilat në të kaluarën e afërt kanë marrë praktika në komunën tonë ka përfunduar Avdyl Aliu./rajonipress/