RCCOLA

Aliu: Dora e qeverisë komunale do të shtrihet në të gjitha lokalitetet

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Hasan Aliu tha se Institucionet Komunale të Vitisë janë të interesuara që të bëjnë një shpërndarje të drejtë të buxhetit e për ta bërë këtë ai tha se ata kanë vendosur që t`i mbajnë diskutimet publike nëpër fshatrat e kësaj komune. “Jemi të interesuar që buxhetin për investime kapitale ta shpërndajmë në mënyrë të drejtë në ato lokalitete ku ka më pak investime me qëllim që dora e qeverisë komunale të shtrihet në të gjitha lokalitetet “ u shpreh Aliu.

Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu së bashku me drejtorin për Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Ibrahim Rama kanë vizituar fshatin Vërban të Vitisë ku kanë diskutuar me banorët e këtij fshati lidhur me procesin e planifikimit të kornizës buxhetore 2015-2015 në veçanti për listën e investimeve kapitale. Ata ju kanë bërë thirrje që të paguajnë tatimin në pronë pasi mjetet e mbledhura nga ky lloj i tatimit ju kthen prapë qytetarëve.

Hasan Aliu tha se Institucionet Komunale të Vitisë janë të interesuara që të bëjnë një shpërndarje të drejtë të buxhetit e për ta bërë këtë ai tha se ata kanë vendosur që t`i mbajnë diskutimet publike nëpër fshatrat e kësaj komune. “Jemi të interesuar që buxhetin për investime kapitale ta shpërndajmë në mënyrë të drejtë në ato lokalitete ku ka më pak investime me qëllim që dora e qeverisë komunale të shtrihet në të gjitha lokalitetet “ u shpreh Aliu.

Ndërkaq Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama tha se shkalla e pagesës së tatimit në pronë nga fshati Vërban është 42,2% duke ju bërë thirrje që të rritet vetëdijesimi për kryerjen e obligimeve ndaj komunës.

Uji Dea

Drejtori Rama tha se gjatë vitit 2014 në Vërban është bërë renovimi i shkollës, shtrimi i rrugës fushore si dhe fillimi i fazës së parë të ujësjellësit.

Ndërkaq për vitin 2015-2017 ai tha se Qeveria Komunale ka paraparë përfundimin e fazës së dytë të ujësjellësit, asfaltimin e disa rrugëve, rrethojat e shkollës si dhe ndonjë rrugë fushore.

Gjatë këtij takimi është hapur edhe diskutimi publik me banorët e këtij lokaliteti ku ata parashtruan nevojat dhe kërkesat e tyre disa nga ta potencuan se prioritetet e paraparë për investime në këtë lokalitet janë të qëlluara duke theksuar se për ta është shumë e rëndësishme projekti i ujësjellësit, kanalizimit, asfaltimi i rrugëve në lagjet, si dhe një trotuar për sigurinë e nxënësve./rajonipress/