Hidromorava

Aliu: Buxheti për investime kapitale nuk është i mjaftueshëm

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Hasan Aliu tha se Institucionet Komunale të Vitisë janë të përkushtuar që të investojnë në të gjitha lokalitetet e kësaj komune, por potencoi se buxheti për investime kapitale është jo i mjaftueshëm karshi kërkesave dhe nevojave të qytetarëve. Kërkesat tuaja për investimet janë të arsyeshme dhe legjitime, por duhet të jemi të sinqertë se buxheti për investime kapitale është jo i mjaftueshëm nëse e marrim parasysh se janë vetëm mbi 2 milion euro për të gjitha fshatrat e Komunës sonë u shpreh Aliu.

Në fshatin Budrikë të Vitisë është mbajtur diskutimi publik për planifikimin e kornizës buxhetore 2015-2017.

Në këtë takim para Budrikasëve kanë folur zv. kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu së bashku me drejtorin për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama lidhur me buxhetin komunal konkretisht listën për investime kapitale të cilën e kanë paraparë Institucionet Komunale për vitet në vijim e sidomos për investimet të cilat parashihen të bëhen në fshatin Budrikë.

Hasan Aliu tha se Institucionet Komunale të Vitisë janë të përkushtuar që të investojnë në të gjitha lokalitetet e kësaj komune, por potencoi se buxheti për investime kapitale është jo i mjaftueshëm karshi kërkesave dhe nevojave të qytetarëve. “Kërkesat tuaja për investimet janë të arsyeshme dhe legjitime, por duhet të jemi të sinqertë se buxheti për investime kapitale është jo i mjaftueshëm nëse e marrim parasysh se janë vetëm mbi 2 milion euro për të gjitha fshatrat e Komunës sonë” u shpreh Aliu.

Ai megjithatë tha se Qeveria Komunale e Vitisë do të punoj ngushtë me të gjithë me qëllim që të thithen sa më shumë donacione.

ARKATANA

Ndërkaq Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama tha se në buxhetin e sivjetmë që është paraparë nga udhëheqësit e kaluar nuk kishte paraparë asnjë investim për fshatin Budrikë duke potencuar se për vitet në vijim qeverisja e tanishme ka paraparë një varg investimesh.

“Në listën për investime kapitale të vitit 2014 nuk është paraparë që të ndodhë asnjë investim në fshatin Budrikë , por ne kemi paraparë që në vitet 2015-2017 të bëhen këto investime: Asfaltimi i rrugës nga vendi i quajtur Qeshmja deri të Ura e Remnikut, projekti i ujësjellësit, një pjesë të trotuarit si dhe ndriçimin publik” u shpreh Rama.

Ndonëse ky takim ishte paraparë të mbahet ditë mw parë me kërkesë të banorëve të këtij lokaliteti ajo ishte shtyrë për ditën e djeshme.

Gjatë këtij takimi është hapur edhe diskutimi publik ku banorët e Budrikës kanë parashtruar kërkesat dhe nevojat e tyre./rajonipress/

Mund të ju interesoj: