Fundamenti

Aliu: Bashkëpunimi i mirë me policinë ka dhënë rezultate të mira

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Bashkëpunimi i mirë me policinë, ka shënuar rezultate të mira dhe ka ndikuar që ne të kemi një situatë stabile, të qetë dhe pa eksese. Andaj nevojitet që bashkëpunimi të shtohet edhe më shumë nëpër lokalitete përmes këshillave të fshatrave, ka thënë Hasan Aliu.

Ekipi i Veprimit për Siguri në Bashkësi, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e këshillave të fshatrave, shoqërinë civile, etj, me qëllim të koordinimit dhe forcimin e bashkëpunimit edhe më të madh në aspektin e sigurisë për të gjithë qytetarët.

Hasan Aliu zv. kryetari i komunës së Vitisë, duke përshëndetur të pranishmit ka vlerësuar bashkëpunimin e mirë të institucioneve me organet e rendit, respektivisht ka përgëzuar EVSB-në për arritjet, si dhe ka inkurajuar që të rritet bashkëpunimi dhe të shtrihet edhe nëpër fshatrat e komunës së Vitisë. “Bashkëpunimi i mirë me policinë, ka shënuar rezultate të mira dhe ka ndikuar që ne të kemi një situatë stabile, të qetë dhe pa eksese. Andaj nevojitet që bashkëpunimi të shtohet edhe më shumë nëpër lokalitete përmes këshillave të fshatrave”, ka thënë Aliu.

Hidromorava

Ndërkaq duke folur për situatën e sigurisë në komunën e Vitisë gjatë këtij viti që po e lëmë pas, komandanti i stacionit policor në Viti kapiten Agim Lipovica, ka paraqitur raportin statistikor të rasteve duke krahasuar ato me vitin e kaluar. Sipas këtyre statistikave, del se viti 2015 ka rezultuar i qetë dhe me përmirësime të dukshme në gjitha fushat. “Gjatë vitit 2015 në komunën e Vitisë janë shënuar 694 raste që krahasuar me vitin 2014 kanë qenë 860 raste. Vitin e kaluar janë regjistruar 153 vjedhje të rënda, kurse këtë vit kemi 95, që do të thotë se 58 raste janë më pak. Ndërsa aksidente trafiku kemi pasur vitin e kaluar 193, ndërsa gjatë këtij viti 164. Kjo tregon se sivjet kemi pasur rënie të rasteve dhe kemi një përmirësim të gjendjes së sigurisë në komunën e Vitisë, ka thënë kapiteni Lipovica.

Kurse për punën e EVSB-së në Viti, ka raportuar koordinatori Imri Emërllahu, i cili ka njoftuar me aktivitetet e zhvilluara gjatë këtij viti, siç janë parandalimi i zjarreve, fushatën e vetëdijesimit gjatë javës për viktimat e krimit, për fishekzjarrët etj. Emërllahu ka bërë të ditur se do të filloj që nga nesër me 11 dhjetor, fushata e vetëdijesimit nëpër shkolla, ku do të ketë ligjërata për nxënësit rreth pasojave që mund të shkaktohen nga përdorimi i pakontrolluar i mjeteve piroteknike./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.