Aliu: Arbëri është shembulli i një politikani të përkushtuar, të ndershëm dhe vizionar

Gjilan – Jam i bindur se me Arbërin në krye, Gjilani do të ketë një udhëheqje të përgjegjshme, moderne dhe të orientuar nga zhvillimi i qëndrueshëm. Ai nuk është vetëm kandidati i LDK-së, por përfaqësues i shpresës për një të ardhme më të mirë për qytetin tonë thotë për rajonipress Avdyl Aliu.
Deklarata e plotë e Avdyl Aliut
Të dashur qytetarë të Gjilanit,
Me kënaqësi dhe besim të plotë, dua të ndaj me ju mbështetjen time të palëkundur për bashkëpunëtorin tim të afërt, Arbër Ismajli, për të cilin kemi marrë vendimin për të qenë kandidat për kryetar të komunës së Gjilanit në zgjedhjet e 12 tetorit 2025.
Arbëri është shembulli i një politikani të përkushtuar, të ndershëm dhe vizionar. Gjatë gjithë bashkëpunimit tonë në kuadër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ai ka dëshmuar profesionalizëm, transparencë dhe guxim për të marrë vendime në dobi të qytetarëve.
Jam i bindur se me Arbërin në krye, Gjilani do të ketë një udhëheqje të përgjegjshme, moderne dhe të orientuar nga zhvillimi i qëndrueshëm. Ai nuk është vetëm kandidati i LDK-së, por përfaqësues i shpresës për një të ardhme më të mirë për qytetin tonë.
Ftoj të gjithë qytetarët e Gjilanit, përkrahësit e LDK-së dhe të gjithë ata që besojnë në vlera, punë dhe integritet, që t’i bashkohen vizionit të Arbërit për një Gjilan më të zhvilluar, më të drejtë dhe më afër qytetarit.
Me Arbër Ismajlin, për Gjilanin tonë!