Fundamenti

Aliti: Duhet të luajmë më mirë kundër grekëve se sa ndaj Qipros

/ 2 minuta lexim

Mbrojtësi Fidan Aliti ka deklaruar se të gjithë në ekip janë të vetëdijshëm se ndeshja me Greqinë do të jetë shumë më e vështirë.

Ai ka shprehur se edhe paraqitja e Dardanëve do të jetë dukshëm më e mirë se ajo ndaj Qipros.

“E dimë edhe ne që pjesa e parë nuk ishte qysh e kemi pritur, por Qipro ka qenë kompakte dhe ka luajtur mirë në defanzivë dhe kjo na ka vështirësuar punët. Por, në pjesën e dytë e kemi treguar kualitetin tonë dhe për ne ka qenë e rëndësishme të marrim tri pikët”.

Fidanishtja

“E dimë se ndeshja me Greqinë do të jetë krejt ndryshe. Greqia është një kombëtare shumë e fortë dhe me cilësi individuale, por ne edhe në këtë ndeshje shkojmë për fitore dhe shpresojmë se me tifozët tanë ‘Dardanët’ do t’ia arrijmë këtij qëllimi”.

“Normalisht se na bëhet qejfi kur e kemi mbështetjen e madhe të tifozëve sepse ajo na jep një fuqi në stadiumin tonë. Edhe në ndeshjet që i kemi luajtur me kombëtaret e forta gjithmonë me mbështetjen e ‘Dardanëve’ kemi pasur suksese dhe shpresojmë se kështu do të jetë edhe të dielën”, ka thënë Aliti.

Kosova nesër në orën 17:30 do ta zhvillojë stërvitjen e fundit në ‘Fadil Vokrri’, ku përzgjedhësi Alain Giresse dhe njëri prej futbollistëve do të paraqiten në konferencë për media. /Telegrafi/