Fundamenti

Aliji: Shpresoj mos ta zhgënjej Panuccin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

​La Kaiserslauternit duke qëndruar për 6 muaj pa ekip, por në merkaton e dimrit iu bashkua Virtus Entellas në Serinë B. Naser Aliji për shumë vite ka qëndruar nën hijen e Ansi Agollit, por me mos-grumbullimin e 35-vjeçarit, mundësitë për të fituar vendin e titullarit më kombëtare janë më të mëdha.

Ansi Agolli nuk është grumbulluar, mendoni se ka ardhur momenti yt?

Një shans shumë i madh për mua, sepse Ansi nuk është grumbulluar. Shpresoj që të jem pjesë e formacionit jo vetëm për këtë ndeshje, por edhe në vazhdimësi.

Sa të ka ndihmuar Panucci në karrierën tuaj?

Më ka ndihmuar shumë dhe dua ta falënderoj. Nuk është normale që të grumbullojë një lojtar pa ekip. Ka qenë një mundësi e mirë për të treguar veten dhe për të gjetur ekipin e ri.

Çfarë të ka thënë personalisht Panucci?

UBT

Më ka kërkuar të jem i gatshëm dhe të bëj stërvitje çdo ditë për të qenë mirë fizikisht. Nuk doja të rrija pa ekip, tani jam në Serinë B me Virtus Entellan dhe duhet të tregoj veten.

A je gati për vendin e titullarit?

Unë jam në formë shumë të mirë dhe në fund vendos trajneri për formacionin. Nuk dua të zëvendësoj Ansin, sepse jemi pak ndryshe. Unë dua të jem Aliji. Ansi ka vite në skuadër dhe është një person shumë pozitiv.

Sa ndryshon Panucci nga De Biasi?

Trajnerët italiane kanë pak a shumë të njëjtin taktikë. Kanë ndryshuar gjëra të vogla por jo shumë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.