Mobi Casa

Aliji: Kaiserslautern-i hap i madh në karrierë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

“Unë dua të punoj sa më shumë që të rritem përditë si futbollist. E di shumë mirë se ku mund të arrij. Kaiserslautern është një klub me histori të madhe dhe tashmë dua të bëj një hap të madh përpara në karrierën time me këtë klub”, ka thënë Naser Aliji.

Mbrojtësi kuqezi flet edhe për aventurën në Francë

“Unë dua të punoj sa më shumë që të rritem përditë si futbollist. E di shumë mirë se ku mund të arrij. Kaiserslautern është një klub me histori të madhe dhe tashmë dua të bëj një hap të madh përpara në karrierën time me këtë klub”, ka thënë Naser Aliji

Bundesliga 2 mund t’i ndihmojë shumë për të ardhmen

ARKATANA

Futbollisti shqiptar, Naser Aliji, ka folur për herë të parë si lojtar i Kaiserslautern-it. Mbrojtësi kuqezi që gjatë kësaj vere u transferua në Gjermani me skuadrën që militon në Bundesliga 2, shpreson që ky të jetë një hap i madh në karrierë dhe ta ndihmojë që të rritet edhe më shumë. Aliji është bashkuar me skuadrën për fazën përgatitore pas nënshkrimit të kontratës deri në vitin 2019. Në intervistën për faqen zyrtare të klubit, ai përqendrohet fillimisht tek aventura me fanellën e Kombëtares Shqiptare në “Euro 2016”. “Ishte si një ëndërr për të gjithë ne, jo vetëm për skuadrën por për të gjithë popullin shqiptar. Mendoj se fituam shumë eksperiencë, madje edhe unë që nuk u aktivizova”, tha Aliji, shkruan sot gazeta Kosova Sot.

E bindi trajneri

Aliji ka lindur në Shkup në një familje shqiptare, që emigroi drejt Zvicrës, ku ai nisi karrierën si profesionist dhe ai e pranon se vitet e para në një vend të huaj kanë qenë shumë të vështirë për të. Në vijim ai rrëfen se ishte trajneri ai që e bindi të pranonte ofertën e Kaiserslautern. “Ishte telefonata e trajnerit Tayfun Korkut, që më bindi të merrja vendimin për t’u transferuar te Kaiserslautern. U kuptuam menjëherë dhe ajo që ai më tha më bëri shumë përshtypje sepse objektivat e skuadrës përkojnë me synimet e mija”, tha Aliji. Flet më tej për pritshmëritë që ka nga vetja e tij. “Unë dua të punoj sa më shumë që të rritem përditë si futbollist. E di shumë mirë se ku mund të arrij. Kaiserslautern është një klub me histori të madhe dhe tashmë dua të bëj një hap të madh përpara në karrierën time me këtë klub”, ka thënë mbrojtësi shqiptar.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.