United Hospital

Aliji: Ishte një dëshirë e imja për të qenë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë

/ 2 minuta lexim
HW

I ftuar nga rrjeti Mediatik SëR në emisionin “FlutLicht”, mbrojtësi i Kombëtares Naser Aliji foli për zgjedhjen e Shqipërisë në vend të Zvicrës, krenarinë që provoi në Evropian por dhe dashurinë e tij për futbollin.

24-vjeçari, që aktualisht luan në Bundesligën 2 me Kaiserslautern e cilësoi Shqipërinë, si një zgjedhje zemre me bindjen se mund të arrinte diçka të rëndësishme me kuqezinjtë:

“Kam luajtur për ekipet përfaqësuese të moshave në Zvicër, përpara se të zgjidhja kombëtaren shqiptare. Ishte një dëshirë e imja për të qenë pjesë e kuqezinjve, duke pasur parasysh se ai ishte atdheu i prindërve të mi dhe gjithashtu dhe trajneri arriti të më bindë dhe të më jap sigurinë se me Shqipërinë do të arrinim diçka të madhe. Kualifikimi në Evropian ishte një krenari e madhe për të gjithë ne, na bëri të ndihemi krenar, teksa shikonim lumturi në sytë e njerëzve tanë. Janë disa gjëra që nuk harrohen kurrë, dhe Evropiani ishte një prej tyre”.

UBT

Aliji gjithashtu bëri të ditur se futbolli për të është një dashuri, ndërsa cilësoi dhe anët e tij më të mira të fituara nga jetesa në Zvicër por dhe karakterin e tij shqiptar:

“Nëse do të ishte për mua do të luaja 24 orë futboll në ditë, vetëm se nuk e di a do të më mbanin më këmbët. Në stërvitje impenjohem shumë, dhe besoj se korrektësia është një tipar zviceran i imi, ndërsa pasioni me të cilin luaj dhe karakteri që unë kam është ana ime shqiptare”. /SS/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.