Hidromorava

Aliçik: Gjilani ka bërë progres të madh

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Komunës së Nazelisë të Turqisë Haluk Aliçik i shoqëruar edhe nga nënprefekti Mehmet Okur me bashkëpunëtor po qëndrojnë për një vizitë mikpritëse në Gjilan. Aliçik thotë se në Gjilan ka parë progres dhe ky qytet është në rrugë të mirë dhe ka një perspektivë. Partneriteti ynë do të jetë i qëndrueshëm gjatë sepse po bëjmë investime të qëndrueshme thotë ai.

Haluk Aliçik së bashku me bashkëpunëtorët e tij po qëndrojnë në Gjilan dhe për këto dy ditë ka vizituar pos institucioneve komunale edhe kompani e organizata të ndryshme joqeveritare turke. Është pritur ngrohtësisht kudo dhe ka ofruar me të gjithë partneritet bashkëpunimi.

Haluk Aliçik thotë për rajonipress se vizita e tanishme është shumë mbresëlënëse.”Pash se Gjilani ka shënuar progres dhe ky fakt po më gëzon shumë. Kam ecur tërë qytetin dhe pash se ka pastërti, kam parë se ka disiplinë në trafik dhe njerëzit shikojnë hallet e tyre. Ky qytet dhe populli i saj ka një perspektivë dhe jam i sigurt se edhe komuna e Nazelisë do të jetë pjesë e këtij progresi në të ardhmen” thotë ai.

United Hospital

Aliçik thotë se ka shumë sfera ku dy qytetet tashmë të binjakëzuara mund të kenë bashkëpunim të qëndrueshëm.”Më herët ishim edhe me një grup të biznesmenëve të cilët i kanë marr të gjitha të dhënat për nevojat që ka ky qytet. Më vonë do të jemi këtu me grupe të ekspertëve të fushave të ndryshme dhe së fundit do të vijmë me shoqëri e ansamble të ndryshme për ta forcuar edhe jetën kulturore” thotë ai.

Haluk Aliçik thotë se fusha e ekonomisë dhe një pjesë e turizmit mund të jenë fokus i ardhshëm i Nazelisë. “Unë isha në Novobërdë dhe atje pash një qytet turistik të mrekullueshëm. Ai vend me pak investime mund të shndërrohet në një zonë turistike më të frekuentuarën në rajon” tha Aliçik.

Haluk Aliçik është i kënaqur me tretmanin që Komuna e Gjilanit i bënë komunitetit turk në Gjilan. “Vet fakti se gjuha turke është gjuhë zyrtare në këtë komunë flet shumë. Ky është një hap shumë miqësor dhe unë e përgëzojë kryetarin e Gjilanit për këtë vendim” thotë ai./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.