United Hospital

Ali Lajçi: Shala e Termkolli ikën për akomodim personal, AAK është në gazep

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nënkryetari i Pestë i AAK’së, Ali Lajçi, ka thënë se largimi i Blerim Shalës e Melihate Termkollit nga AAK kanë ndodhur, jo për qëllime programore, por për interesa të akomodimit personal.

Kështu Lajçi e ka komentuar largimin e deputetëve nga AAK’ja dhe kalimin e tyre te partitë tjera.

Megjithëkëtë, Lajçi ka thënë se Partia e Ramush Haradinaj është në gazep dhe po mundohet të bëje diçka për t’u rritur.

“Këto largime asgjë s’kanë lidhje me programe veç akomodime. Është interes i tyre”, ka thënë Lajçi, për Gazetën Express.

Fundamenti

“AAK është qaty për gazep, janë duke u munduar të bëjnë disa ndryshime. Megjithëse vështirë është”, ka thënë ai, kur ka komentuar procesin e brendshëm zgjedhor.

“Jo, nuk do të shuhet por duhet me këqyrë sa bën gajret dhe e mundet me u rritë”, ka shtuar ai.

Aktualisht, AAK ka vetëm 9 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare doli partia e pestë, ndërsa, në zgjedhjet lokale kishte humbur pushtetin në Pejë, Gjakovë, Rahovec e Suharekë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.