UBT

Ali Berisha: AAK ka pasur probleme me identitetin

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Ali Berisha, ka vlerësuar se kjo parti në procesin e brendshëm zgjedhor nuk do të lejojë formalizma.

Ai është shprehur i bindur se ky proces zgjedhor do ta formojë me energji të reja AAK-në.

RCCOLA

Berisha i ka hedhur poshtë zërat se mund të largohet nga kjo parti, duke thënë se asnjëherë nuk i ka shkuar mendja ta braktisë partinë.

Duke folur për Epokën e Re ai ka pranuar se kohët e fundit kjo parti ka pasur probleme me identitetin, por është shprehur i bindur se zgjedhjet e brendshme do ta forcojnë AAK-në në të gjitha nivelet organizative.